Pagjumësia kronike mund të shkaktojë depresion

Pagjumësia kronike në raste ekstreme mund të shkaktojë depresion, paralajmërojnë profesionistët

“Personat që vuajnë nga pagjumësia, gjatë ditës mund të ndjehen të dobët, të pafuqishëm dhe pa besim në vete përballë problemit që i pret në mbrëmje, mirëpo shpesh herë bëhen të mbyllur dhe të tendosur”, thotë Dr. Ulrich Walderholzer, specialist në psikosomatikë dhe psikoterapi, i cili gjithashtu thekson se këto janë faktorë rreziku për zhvillimin e depresionit.

Profesionistët pagjumësinë e përcaktojnë si vështirësi në të fjeturit, gjumit ose të fjeturit gjumë pasi zgjoheni të paktën tre netë në javë, për të paktën një muaj.

Problemi me depresionin është se pagjumësia përkeqëson depresionin dhe anasjelltas, atëherë kur pagjumësia kronike mund të kontribuojë në paraqitjen e depresionit nëse tashmë nuk është rezultat i tij.

Tek ato njerëz që vuajnë nga ndonjë çrregullim ose tek ata që aktualisht ndodhen nën stres të madh, vështirësitë për të fjetur gjumë ose zgjimi i shpeshtë gjatë natës dhe fjetja përsëri janë më të zakonshme.

Problemi konsiderohet kronik nëse zgjat me muaj apo edhe me vite. Ilaçi i parë është higjena e gjumit, që do të thotë, para së gjithash, mbajtja e një programi të rregullt të gjumit. E rëndësishme është që mjedisi në të cilin flini të jetë i rehatshëm dhe relaksues.

“Këto këshilla janë shumë efektive nëse aplikohen në mënyrë të vazhdueshme, të paktën për një javë ose dy”, thotë Walderholzer, duke shtuar: “Shumicës së njerëzve kjo gjë u ndihmon që ata të flenë më mirë.” Atyre që kjo gjë nuk ju ndihmonë në dispozicion kanë psikoterapinë dhe ilaçet.