Gjumi cilësor është parakusht që trupi të mbetet i shëndetshëm, por ja çfarë mund të prisni nëse nuk fleni gjumë mjaftueshëm. Këtu janë disa nga pasojat e mundshme:
Do të sëmureni më lehtë
Mungesa e gjumit ndikon në sistemin imunitar, si dhe aftësinë e trupit për të luftuar viruset dhe bakteret. Përveç që do të sëmureni më lehtë, aq më i vështirë është edhe shërimi.
Ndikon negativisht në shëndetin e zemrës
Nëse flini më pak se pesë orë në ditë, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës. Gjithashtu, për shkak të problemit afatgjatë me gjumin, rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.
Do ta keni më të vështirë të mbajturit mend
Studimet kanë treguar që gjumi forcon lidhjet nervore që e kontrollojnë kujtesën. Për më tepër, mungesa e gjumit dëmton funksionimin e përgjithshëm të trurit, dmth., aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve, ngadalëson shpejtësinë njohëse dhe e çrregullon mendimin konstruktiv dhe bllokimin logjik.
Ulja e dëshirës seksuale
Studimet tregojnë se nëse flini më pak se shtatë orë në ditë, hormonet përgjegjëse për kënaqësinë seksuale ulen për 10 deri në 15 përqind.
Shtimi në peshë
Studimet kanë treguar se ata që flenë më pak se pesë orë në ditë, kanë më shumë të ngjarë të shtojnë në peshë, ndërsa me këtë kanë më shumë të ngjarë të bëhen obezë.
Ten i keq
Mungesa e gjumit ndikon edhe në lëkurën tuaj, kështu që mos u habitni nëse papritmas vëreni puçrra.
Depresioni
Ekziston një lidhje midis pagjumësisë dhe depresionit, por nëse flini më pak se gjashtë orë në ditë, kjo do të ndikojë shpejt në gjendjen shpirtërore, madje edhe do të përkeqësojë problemin tuaj me depresionin.