Humbja e hershme e dhëmbëve, të cilat zakonisht janë të shëndetshëm dhe të patrajtuar, është sëmundje që quhet paradentozë. Mendohet se në botë kjo sëmundje të ketë prekur mbi 85% të popullsisë. Ky është inflamacioni kronik i aparatit mbështetës të dhëmbit. Karakteristike është se ndryshimet që ndodhin në gojë gjatë paradentozës, mund të jenë të dukshme ose të padukshme për pacientin.
Gjakderdhja gjatë larjes së dhëmbëve dhe inflamacioni i mishit të dhëmbëve (gingiviti) janë shenjat e para të sëmundjes, të cilat nëse nuk trajtohen avancojnë në rrënjën e dhëmbit, duke shkatërruar fibrat që lidhin dhëmbin me kockën. Dhëmbi fillon të luhatet dhe përfundimisht bie, ndërsa pacienti duron dhimbje dhe erë të keqe të gojës.
Shkaqet e mundshme të paradentozës konsiderohen këto:
- Guri i dhëmbit;
- Pllaka dentare të krijuar si pasojë e higjienës së dobët orale;
- Stresi;
- Dhëmbët me çrregullim
në rritje dhe zhvillim; - Përgatitje të këqija të protezave, të cilat mund të çojnë në mbingarkesë dhëmbëve dhe rënien e tyre të parakohshme;
- Predispozita gjenetike.
Ndryshe nga e kaluara, sot paradentoza trajtohet me sukses. Ajo që është e rëndësishme në trajtimin e kësaj sëmundjeje është zbulimi në kohën e duhur, derisa është në fazën fillestare (gingiviti) dhe trajtohet sipas këshillave të stomatologut. Pastrimi i detajuar dhe lustrim i dhëmbëve jep rezultate të shkëlqyera të paradentozës së zbuluar në kohë. Me udhëzime për higjenën e duhur orale sëmundja mund të tejkalohet. Për fat të keq, shumë shpesh shenjat e para të sëmundjes anashkalohen, andaj vjen deri te shfaqja e xhepave parodontal, të cilat kërkojnë terapi afatgjate.