Variantet krejtësisht të reja të COVID-19 mund të shfaqen këtë dimër, tha Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA), por vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë njerëzit nga pasojat e sëmundjeve të rënda dhe vdekja.
Ndërsa BE përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi kundër valës së rasteve të reja të koronavirusit më vonë këtë vit, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka theksuar se virusi ende qarkullon dhe evoluon me shpejtësi.
“Një variant krejtësisht i ri mund të shfaqet që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot,” tha kreu i vaksinave të EMA, Marco Cavalleri.
Prandaj, strategjia evropiane është që të ketë një gamë të gjerë vaksinash të përditësuara që janë përshtatur për t’iu përgjigjur varianteve të reja.
EMA miratoi së fundmi vaksinat nga Pfizer dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin BA.1 të omicron.
Versioni i Pfizer i përditësuar për variantet dominante BA.4 dhe 5 duhet të miratohet në mes të shtatorit, ndërkohë që vaksina e ngjashme e Moderna është gjithashtu në përgaditje.