Paralajmërim nga OBSH: Të gjithë e përdorim këtë ushqim, përgjegjës për vdekjen e 500 000 njerëzve në vit!

Është vërtetuar se trans acidi yndyror është faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës.

Margarina e cila konsiderohet të jetë alternativë e mirë e gjalpit, në të vërtetë përmban trans yndyra të cilat shkaktojnë vdekjen e gjysmë milioni njerëzish në vit, sipas një hulumtimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Trans acidet janë nënprodukt tipik (i pjesshëm) i ngurtësimit të yndyrave, gjithashtu kryesisht përmbajnë edhe yndyrnat që përdoren për pjekje. Këtu bëjnë pjesë përbërësit yndyrorë të brumit, mbushjeve, si dhe yndyra që përdoret për lyerjen e kallëpeve dhe tiganëve, si dhe artikujt ushqimore për prodhimin e të cilave përdoret (patate të skuqura, brum sfoliat, ëmbëlsira dhe ushqime të gatshme).

Ndërkohë, është vërtetuar se trans acidi yndyror është faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës (sëmundjet që vijnë si rezultat i qarkullimit të zvogëluar të gjakut në arteriet e zemrës) dhe vdekja e papritur kardiake. Ekzistojnë dëshmi bindëse për lidhjen edhe me sëmundje të tjera, e sidomos me sëmundjet kardiovaskulare.

Si ta kuptojmë se cili produkt përmban trans yndyrë?

Nëse shihni produkt në të cilin shkruan “yndyrna pjesërisht të hidrogjenizuara”, atëherë kjo do të thotë se produkti përmban trans acide yndyrore. Në vitin 2009, në Austri u soll vendim që të ndalonin shitjen e produkteve me sasi të mëdha të trans acideve të dëmshme yndyrore. Kjo do të thotë se përqindja e tyre në yndyrna, vajra dhe artikuj tjerë ushqimor nuk duhet të kalojë 2%.