Njerëzit që kërkojnë trajtim për depresionin, duhet të jenë të informuar edhe për efektet anësore të mundshme dhe afatgjate që vijnë nga këto lloj barnash, sidomos kur ato fillojnë gradualisht që ta ndërpresin terapinë, thonë profesionistët.
Rezultatet e studimit të fundit tregojnë se udhëzimet për ndërprerjen e trajtimit me antidepresantë, duhet të reflektojnë një gamë të gjerë përvojash të pacientëve.
Udhëzimet sugjerojnë se shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të ndalojnë përdorimin e antidepresantëve në një periudhë prej 4 javësh, mirëpo nëse nuk ja arrijnë qëllimit, atëherë ata duhet të drejtohen tek personat profesionistë për ndihmë.
Gjithashtu mjekët theksojnë se është e qartë që disa njerëz mund të pësojnë simptoma të rënda për një kohë të gjatë. Për shembull, probleme me gjumin, shqetësim dhe shqisa të ndryshuara.
“Ne e dimë se bëhet fjalë për përditësimin e udhëzimeve sa i përket përdorimit të antidepresantëve, të cilat duhet të përputhen me atë që dëgjojmë nga pacientët dhe mjekët në praktikën e përgjithshme. Si psikiatër, ne jemi të detyruar të marrin në konsideratë problemet e pacientëve që kanë përjetuar efekte anësore të rënda dhe afatgjate të këtyre ilaçeve”, thekson Dr. Wendy Burn, nga Institutiti Ndërkombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.