Paralizë në njërën anë të fytyrës, vështirësi në të folurit dhe frymëmarjes, humbja e shikimit: Njihni simptomat e goditjes në tru dhe reagoni “URGJENT”!

Goditja në tru mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Në format më të lehta, një goditje në tru mund të çojë në simptoma të tilla si: paralizë e gjysmës së trupit dhe fytyrës, vështirësi në të folur, vështirësi në gëlltitje, vështirësi në frymëmarrje, humbje e shikimit. Mund të vërehen edhe raste të caktuara të përgjumjes së rëndë dhe madje edhe koma. Në formën e saj më të rëndë, një goditje në tru mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane për goditjet në tru, çdo katër sekonda një person përjeton goditje në tru dhe çdo 40 minuta një person vdes nga i njëjti shkak. Shifrat janë të frikshme!

Njihni simptomat e goditjes në tru dhe reagoni URGJENT!

  • Dobësi në gjymtyrë ose paralizë në njërën anë të trupit
  • Njolla të errëta në njërin ose të dy sytë, shikim i zvogëluar ose shikim i dubluar
  • Dhimbje koke e papritur/e fortë
  • Vështirësi në të folur

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane për goditjet në tru, çdo katër sekonda një person përjeton goditje në tru dhe çdo 40 minuta një person vdes nga i njëjti shkak. Shifrat janë të frikshme!

Por, çfarë është në të vërtetë goditja në tru dhe cilat janë arsyet që çojnë në shfaqjen e saj?

Goditja në tru është një gjendje e ishemisë akute të sistemit nervor qendror, e cila ndodh për shkak të ndërprerjes ose reduktimit të qarkullimit intracerebral. Kjo ndodh për shkak të shfaqjes së trombozës, embolisë ose spazmës ose gjakderdhjes së enëve të gjakut arterial, e cila përfundimisht çon në ulje të qarkullimit në varësi të zonës së vaskularizimit dhe si rezultat dhe si rezultat shkakton dëmtim të indit të trurit.

Mungesa e furnizimit me gjak çon në ulje të oksigjenit ose lëndëve të tjera ushqyese në tru dhe çon në vdekjen e qelizave të trurit. Qarkullimi cerebral gjithashtu mund të ndikohet si pasojë e ruptimit (shkëputjes) së arteries në tru.

Disa njerëz mund të përjetojnë vetëm ishemi të përkohshme të qarkullimit cerebral, një gjendje e quajtur sulm ishemik kalimtar (TIA), e cila për fat të mirë nuk çon në dëmtime të përhershme neurologjike.

Nëntëdhjetë për qind (90%) e goditjeve ndodhin për shkak të mpiksjes së gjakut, goditjeve ishemike, të shkaktuara nga ekzistenca e mpiksjes së gjakut në një pjesë të caktuar të trurit që shkakton vdekjen e indit të trurit që nuk mund të mbijetojë pa oksigjen.

Si mund ti dallojmë në kohë goditjet në tru, duke pasur parasysh se çdo sekondë vlen në përpjekje për të reduktuar efektet e dëmshme të goditjes? Cila është simptomatologjia, shenjat që duhet të na shtyjnë të kërkojmë ndihmë urgjente mjekësore?

Shenjat dhe simptomat janë si më poshtë:

  • Dëmtimi i të folurit dhe perceptimi i dëmtuar i mjedisit, konfuzioni ose afazia shqisore.
  • Paralizë ose dobësi e fytyrës, krahëve ose këmbëve. Kjo ndodh shpesh vetëm në njërën anë të trupit, dhe gjithashtu mund të shkaktojë asimetri të buzëve.
  • Probleme me shikimin në njërin ose të dy sytë, ulje të shikimit ose njolla të errëta në njërin ose të dy sytë, ose shikim të dubluar/dyfishtë.
  • Dhimbje koke – dhimbje koke e papritur e rëndë që shpesh shoqërohet me të vjella, marramendje ose çrregullim të vetëdijes.
  • Vështirësi në ecje – ataksi, humbje e koordinimit ose dobësi e papritur.

Cilët janë faktorët e rrezikut që çojnë në goditje në tru dhe cilat janë arsyet pse gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga goditja në tru? A shfaqet ajo edhe tek fëmijët?

Goditja ishemike, si lloji më i zakonshëm i goditjes, ndodh për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, modifikues dhe jo modifikues, të cilët shpesh kombinohen.
Historia familjare e goditjes në tru, mosha mbi 55 vjeç, gjinia mashkullore, ataku i mëparshëm ishemik kalimtar (TIA), disa hemoglobinopati (anemia drapërocitare/çrregullim i trashëguar), foramen ovale persistente (PFO), trombofilia gjenetike – janë faktorë të pamodifikueshëm që individi nuk mund t’i ndryshojë as të ndikojnë dukshëm në to. Prandaj, këta pacientë kërkojnë kontrolle më të shpeshta si dhe shmangien e faktorëve ose kushteve provokuese ose terapi të caktuar.

Goditja në tru është një gjendje në të cilën, për shkak të ndërprerjes ose furnizimit të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe oksigjen, qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Vdekja e qelizave të trurit është një proces i pakthyeshëm dhe në shumicën e rasteve përfundon me paralizë të pjesshme ose të plotë, d.m.th. paaftësi për jetë, madje edhe vdekje

Faktorët modifikues janë: ruajtja e presionit normal të gjakut nën 130/80 mm Hg, niveli i ulët i kolesterolit në gjak, trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare (foramen ovale persistente, defekt septal atrial, sëmundje mitrale, fibrilacion atrial), kontrolli i sëmundjes periferike dhe karotide ose aterosklerozës, ruajtja e peshës normale trupore, ndërprerja e duhanit, kontrolli i diabetit, si dhe kontrolli i pacientëve që kanë pasur një infeksion të zgjatur me COVID.

Këto janë masa të përgjithshme dhe specifike që duhet të zbatohen tek pacientët që bëjnë pjesë në grupin e rrezikut. Këtu nuk duhet neglizhuar edhe migrena si shenjë e TIA ose goditjes në tru dhe lidhja e saj me PFO ose aneurizmën intrakraniale – shkaku më i zakonshëm i goditjes hemorragjike tek popullata më e re.

Goditja akute është një gjendje akute që trajtohet në të ashtuquajturat qendra të goditjes, ku është e një rëndësie kyçe që riperfuzioni të kryhet brenda 60-120 minutave të para nga shfaqja e simptomave të para.

“Koha është truri” – përse është e rëndësishme të intervenohet në 2-3 orët e para pas goditjes në tru dhe në çfarë konsiston trajtimi, terapia për goditjen në tru?

Kohëzgjatja e ishemisë, lokalizimi i goditjes dhe prania e qarkullimit kolateral janë faktorët kryesorë në shkallën dhe shtrirjen e dëmtimit dhe paaftësisë pasuese. Nëse pacienti ka ndonjë nga simptomat e përmendura, është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore. Në mjekësinë moderne ekziston një shprehje „time is brain“,-(“koha është truri”). Goditja akute është një gjendje akute që trajtohet në të ashtuquajturat qendra të goditjes, ku është e një rëndësie kyçe që riperfuzioni të kryhet brenda 60-120 minutave të para nga shfaqja e simptomave të para. Në letërsinë anglo-saksone ekziston një akronim që do të thotë shpejtë ose “FAST” (face, arms, speech, time). Pacientët janë të edukuar dhe informuar për simptomat e hershme të infarktit në tru dhe me trajtimin e menjëhershëm dhe të përshtatshëm në qendrën e infarktit në tru, është i mundur një ulje e madhe e shkallës së paaftësisë. Qendrat e infarktit në tru janë në fakt institucione të specializuara me staf nga neurologë, neuroradiologë, radiologë intervenues dhe kardiologë. Ata e trajtojnë goditjen me trajtim mjekësor – fibrinolizë ose trombektomi mekanike, në mënyrë ekipore dhe në varësi të shkallës së deficitit neurologjik (i matur sipas shkallës së komas së Glasgoë-it), i cili redukton deficitin neurologjik.

Shenja paralajmëruese e goditjeje në tru ndonjëherë vjen në formën e një ataku ishemik kalimtar (TIA) që zgjat më pak se 24 orë dhe nuk lë pasoja. Pse nuk duhet ta neglizhojmë këtë të ashtuquajtur goditje e fshehur, e cila përsëritet në një numër të madh rastesh?

Sulmi ishemik kalimtar (TIA) është një periudhë e përkohshme e simptomave të ngjashme me goditjen në tru që zgjat vetëm disa minuta dhe nuk shkakton dëme të përhershme. Shpesh quhet mini goditje, TIA është një shenjë paralajmëruese sepse 30% e njerëzve me TIA do të zhvillojnë një goditje brenda vitit të parë që nga ngjarja e parë. Ajo është gjithmonë një arsye për ekzaminim të mëtejshëm për të parandaluar goditjen tjetër të rradhës.

Hulumtimet e shpejta janë të nevojshme për të filluar trajtimin në kohë të goditjes akute, dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar indin e dëmtuar të trurit, i cili do t’i lejojë pacientit të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.

Ndërgjegjësimi për ekzaminimet parandaluese në vendin tonë është ende në nivel të ulët dhe janë pikërisht ato që shpëtojnë jetë. Cilat janë rekomandimet për parandalimin e goditjes në tru?

Kushtet bazë për parandalimin parësor të infarktit në tru janë: ekzaminimi i popullatës me rrezik, ruajtja e regjimit higjieno-dietik, trajtimi i hershëm i aterosklerozës, parandalimi i fibrilacionit atrial dhe marrja e terapisë, futja e një protokolli për trajtimin e atakut ishemik kalimtar sipas moshës dhe ndikimi ndaj faktorëve modifikues të jetesës.

Termi ” cryptogenic stroke ” duhet të harrohet, sepse nëse çdo pacient i nënshtrohet një protokolli diagnostikues të infarktit, do të marrë diagnozë të përshtatshme të etiologjisë dhe në të njëjtën kohë do të parandalohet mundësia e një ngjarje apo sulmi të ri.

Në përgjithësi, shkaqet e trombofilisë, foramen ovale persistente dhe aneurizmave intrakraniale duhen kërkuar në fëmijëri dhe adoleshencë të hershme.

E njëjta gjë vlen edhe për të rinjtë nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Në këtë grupmoshë është e rëndësishme rritja e nivelit të kulturës shëndetësore me ndikimin e faktorëve modifikues, si dhe skrining për fibrilacion atrial dhe sleep apnea (apnea e gjumit).

Pas dekadës së pestë të jetës, për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru, duhen shtuar përpjekjet për të parandaluar aterosklerozën, sëmundjet karotide, diabetin dhe hipertensionin, sëmundjet valvulare të zemrës.

Historia familjare e goditjes në tru, mosha mbi 55 vjeç, gjinia mashkullore, sulmi i mëparshëm ishemik kalimtar (TIA), disa hemoglobinopati (anemia drapërocitare), foramen ovale persistente (PFO), trombofilia madhore gjenetike – janë faktorë të pamodifikueshëm që individi nuk mund t’i ndryshojë, as për të ndikuar ndjeshëm në to. Prandaj, për këta pacientë kërkohet kontrolle më të shpeshta si dhe shmangia e faktorëve ose kushteve provokuese ose terapi e caktuar

Mjekët e familjes, kardiologët dhe neurologët, nga ana tjetër, nuk duhet të ndalen në faktin se pacienti pas atakut ishemik kalimtar ose goditjes në tru ka një tomografi të kompjuterizuar pothuajse normale të trurit, sepse kjo nuk do të thotë shumë për prognozën e pacientit. Përkundrazi, është i nevojshëm kërkimi intensiv i arsyeve dhe parandalimi i tyre. Kuptohet se rezonanca magnetike ofron të dhëna shumë më të sakta për llojin dhe shkallën e dëmtimit të trurit. Pacienti duhet t’i nënshtrohet një protokolli diagnostikues lokal përpara se të vendoset diagnoza ose çfarëdo lloj supozimi.

Në thelb, mjekësia parandaluese është më ekonomike, sepse parandalon shfaqjen ose përsëritjen e goditjes në tru ose të atakut ishemik kalimtar.

Është vonë për të reaguar nëse shfaqen pasoja, pra nëse shfaqet invaliditeti, që është një situatë katastrofike si për familjen e pacientit, ashtu edhe për të gjithë shoqërinë.

Mungesa e furnizimit me gjak çon në një ulje të oksigjenit ose lëndëve të tjera ushqyese në tru dhe çon në vdekjen e qelizave të trurit. Qarkullimi cerebral gjithashtu mund të ndikohet si pasojë e një arterie të trurit të çarë (shkëputur).

Goditja në tru dhe zgjidhjet e mundshme

Goditja në tru është një gjendje në të cilën, për shkak të ndërprerjes ose furnizimit të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe oksigjen, qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Vdekja e qelizave të trurit është një proces i pakthyeshëm dhe në shumicën e rasteve përfundon me paralizë të pjesshme ose të plotë, pra me paaftësi fizike, madje edhe me vdekje.

Ndër shkaqet kryesore që mund të çojnë në këtë gjendje është sëmundja e njohur si ateroskleroza e arterieve karotide. Më saktë, bëhet fjalë për një bifurkacion i arteries karotide – arteria karotide e zakonshme ndahet në një arterie karotide të brendshme dhe të jashtme.

Migrena si shenjë e atakut ishemik kalimtar (TIA) ose goditjes në tru dhe lidhja e saj me PFO ose aneurizmën intrakraniale shkaku më i zakonshëm i goditjes hemorragjike tek të rinjtë, që nuk duhet të neglizhohet.

Është mirë të dini se ka një zgjidhje. Bëhet fjalë për aplikimin e një qasjeje minimale invazive në trajtimin kirurgjik të aterosklerozës së arterieve karotide, gjatë së cilës rikthehet qarkullimi i gjakut në tru.

Si të dallojmë goditjen në tru?

Goditja në tru mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Në format më të lehta, goditja në tru mund të çojë në simptoma të tilla si: paralizë e gjysmës së trupit dhe fytyrës, vështirësi në të folur, vështirësi në gëlltitje, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shikimit, dështim në njohjen e fytyrave dhe humbje të plotë të të folurit. Mund të vërehen edhe raste të caktuara të përgjumjes së rëndë dhe madje edhe koma.

Në formën e saj më të rëndë, goditja në tru mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme.

Diagnostikimi i nevojshëm

Gjatë shfaqjes së ndonjërës prej këtyre simptomave, është e nevojshme të shkoni menjëherë te mjeku, të bëhen hetimet e nevojshme të shpejta që përfshijnë ekografinë Doppler dhe sigurisht tomografinë e kompjuterizuar me angiografi të arterieve karotide.

Ekzaminimet e shpejta janë të nevojshme për të filluar trajtimin në kohë të goditjes akute, dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar indin e dëmtuar të trurit, i cili do t’i lejojë pacientit të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.

Për të pasur sukses më të mirë në mjekim, është e nevojshme të kryhen hetimet në 6 deri në 12 orët e para. Nëse pacienti i ka mbijetuar një goditjeje në të kaluarën, duhet të bëhen përsëri teste të reja. Këtu përfshihen: tomografia e kompjuterizuar me angiografi të arterieve karotide dhe rezonanca magnetike e trurit.

Trajtimi kirurgjik përdoret në format kronike të goditjeve të mëparshme me aterosklerozë të bifurkacionit karotid dhe natyrisht në format akute të goditjes në tru. Me trajtimin kirurgjik, pllaka aterosklerotike (depozita) hiqet nga bifurkacioni karotid dhe nga arteria e brendshme karotide që furnizon drejtpërdrejt me gjak anën përkatëse të trurit.

Kryerja e operacionit

Pas diagnozës veprohet me trajtim kirurgjik të aterosklerozës së bifurkacionit karotid për të parandaluar shfaqjen e një goditjeje të re, e cila mund të jetë fatale, ose të çojë në invaliditet më të rëndë ose të lehtë.

Trajtimi kirurgjik përdoret në format kronike të goditjeve të mëparshme me aterosklerozë të bifurkacionit karotid dhe natyrisht në format akute të goditjes në tru. Me trajtimin kirurgjik, pllaka aterosklerotike (depozita) hiqet nga bifurkacioni karotid dhe nga arteria e brendshme karotide që furnizon drejtpërdrejt me gjak anën përkatëse të trurit.

Pllakat (shtresat) aterosklerotike mund të jenë kalcifikuese, të përziera dhe ato më të rrezikshmet njihen ndryshe si pllaka të buta, të cilat mbartin një rrezik të lartë për formën më të rëndë të goditjes. Në rastin e pllakava të buta, ka një indikacion për ndërhyrje më të shpejtë, edhe për ngushtime më të vogla të arteries karotide të brendshme që zbulohen gjatë angiografisë së kompjuterizuar.

Qasja operative në bifurkacionin karotid në anën e majtë ose të djathtë të qafës planifikohet në varësi të gjetjeve me anë të angiografisë kompjuterike. Prerja kirurgjikale ka përmasa rreth 2 centimetra dhe bëhet palosjen e qafës, në mënyrë që pas shërimit, plaga të jetë e padukshme, pra të fshihet nga palosja e qafës.

Përparësitë e trajtimit kirurgjik minimal invaziv

Jo vetëm që prerja kirurgjikale bëhet me qasje minimalisht invazive. Gjithashtu, qasje minimalisht invazive përdoret edhe në anestezi. Ndërhyrja operative kryhet me anestezi lokale, duke ndikuar direkt në zonën e ndërhyrjes operative, pa përdorur anestezi të përgjithshme endotrakeale.

Pas dekadës së pestë të jetës, për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru, duhen shtuar përpjekjet për parandalimin e aterosklerozës, sëmundjes karotide, diabetit dhe hipertensionit, sëmundjeve valvulare të zemrës.

Ekzistojnë shumë përparësi gjatë përdorimit të anestezioni lokal. Duke shmangur anestezinë e përgjithshme shmanget përdorimi i shumë barnave, intubimi dhe ventilimi mekanik. Nuk ka zgjim të gjatë në kujdesin intensiv me mundësinë e destabilizimit hemodinamik. Gjithashtu shmangen të gjitha ndërlikimet që lidhen me to.

Shkurtohet edhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital. Nëse operacioni kryhet në mëngjes dhe pacienti është stabil, ai mund të lëshohet në shtëpi në të njëjtën mbrëmje.

Gjatë procedurës operative, pacienti është i zgjuar dhe komunikon me mjekët dhe infermierët, kështu që gjatë ndërhyrjes operative bëhet monitorimi neurologjik për të parë nëse gjithçka është në rregull dhe rezultati përfundimtar është i qartë. Vlerësimi neurologjik është i pamundur të kryhet tek pacienti i fjetur nën anestezi të përgjithshme. Ne mund ta vlerësojmë neurologjikisht vetëm pasi të zgjohet, pasi të kenë kaluar disa orë nga përfundimi i ndërhyrjes operative. Nëse pas intervenimit operativ nën anestezi të përgjithshme konstatohet një deficit neurologjik, është e nevojshme të ndërhyhet sërish dhe është e mundur që të jetë humbur e ashtuquajtura koha e artë për ndërhyrje, pra afati kohor në të cilin mund të ruhet indi i dëmtuar i trurit.

Në mjekësinë moderne ekziston një shprehje „time is brain“,-(“koha është truri”). Goditja akute është një gjendje akute që trajtohet në të ashtuquajturat qendra të goditjes, ku është e një rëndësie kyçe që riperfuzioni të kryhet brenda 60-120 minutave të para nga shfaqja e simptomave të para. Në letërsinë anglo-saksone ekziston një akronim që do të thotë shpejtë ose “FAST” (face, arms, speech, time).

Kjo qasje e re minimalisht invazive në trajtimin e aterosklerozës karotide ofron një avantazh tjetër: periudha e rikuperimit për këta pacientë është shumë më e shkurtër. Kjo do të thotë se ata mund të kthehen në funksionimin e tyre të përditshëm shumë më shpejt. Nuk ka nevojë për kontrollin e plagës ose heqjen e qepjeve pasi ato nuk përdoren në mbylljen e plagës. Plaga mund të lahet të nesërmen.

Rikuperimi më i shpejtë gjithashtu lejon planifikimin e ndërhyrjeve të mundshme operative të mëvonshme. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse zakonisht këta pacientë kanë probleme edhe me zemrën dhe enët e gjakut në këmbë, sepse ateroskleroza është zakonisht një gjendje e përgjithësuar.

Kjo qasje minimalisht invazive për trajtimin e aterosklerozës së arterieve karotide në Klinikën Zhan Mitrev aplikohet si një procedurë rutinë. Deri më tani janë operuar në këtë mënyrë mbi 5000 pacientë, me rezultate të shkëlqyera. Për informacion shtesë, mjekët tanë janë në dispozicionin tuaj.

Përktheu dhe përshtati:S.N