Parandaloni krijimin e gurëve në tëmth

Megjithëse ndaj disa rrezik faktorëve nuk mund të ndikohet (gjenetika, mosha dhe gjinia), ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni si parandalim.

Gurët e tëmthit janë kristale që krijohen nga akumulimi i përbërësve normal ose jonormalë në tëmth, kur ekulibri i tyre të çrregullohet. Mund të jenë në madhësinë e një kokërr rërë, por madje edhe më shumë se një centimetër.

Megjithëse ndaj disa rrezik faktorëve nuk mund të ndikohet (gjenetika, mosha dhe gjinia), ekzistojnë disa gjëra që mund t’i bëni si parandalim. Fillimisht – hiqni kilogramët e tepërt, sepse sipas një studim të botuar në revistën “Gut and Liver” thuhet se, pikërisht mbipesha është shkaku kryesor i gurëve të tëmthit.


Shmangni dietat agresive

Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e gurëve është të ushqyerit vazhdimisht i moderuar dhe i duhur. Nëse jeni mbipeshë, dobësohuni ngadalë, përndryshe mund të rrisni rrezikun e shfaqjes së gurëve. Konsumoni ushqime të pasura me fibra, shmangni sheqerin, ndërsa shtoni marrjen e drithërave, hani yndyrna të shëndetshme, siç është vaji i ullirit.

Ushtroni

Aktiviteti i rregullt fizik mund t’ju ndihmojë si parandalim, ndërsa intensiteti i stërvitjes nuk është i rëndësishëm. Mundohuni që të ndani të paktë 30 minuta tri herë në javë, për të ushtruar.

Përdorni shafranin e Indisë

Shafran i Indisë është një antioksidant jashtëzakonisht i fortë i cili ndihmon në luftën kundër të gjithë inflamacioneve, ndërsa ekspertët pajtohen me faktin se e rrit fuqinë e shkrirjes së tëmthit dhe kështu e lehtëson organizmin në shpërbërjen e materieve.