Sipas opinionit të oftalmologëve, të rriturit mbi moshën 50 vjeçare duhet t’i nënshtrohen kontrollit të një oftalmologu, të paktën një herë në vit, për të përcaktuar nëse kanë degjenerim makular senile.
Duhet të kihet parasysh se shikimi i paqartë dhe i turbullt nuk mund të jetë vetëm shenjë e plakjes, por mund të jetë edhe simptomë e degjenerimit makulare senile.
Degjenerimi makular senile është shkaku kryesor i humbjes së shikimit tek njerëzit e moshës 50 vjeçare e sipër.
Së bashku me plakjen, degjenerimi makular senile shoqërohet me ekspozimin për një kohë të gjatë ndaj faktorëve të rrezikut, si pirja e duhanit, rrezet e diellit dhe ushqimi i varfër. Gjithashtu duhet të theksohet se gjenetika luan rol në zhvillimin e degjenerimit makular senile.
Veç kësaj, stërvitja e rregullt dhe ushqimi i pasur me perime me gjethe të gjelbra dhe peshk mund të ndihmojnë në ruajtjen e shikimit. Njëkohësisht kontrollimi i kolesterolit dhe tensionit të gjakut, shmangia e duhanit dhe mbrojtja e syve nga dielli, gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e degjenerimit makular lidhur me plakjen, shkruan “Peen State”.