Nuk janë të pazakonta rastet e personave të cilët pas kontaktit me një person pozititv me koronavirus, edhe pse nuk kanë simptoma ose janë shumë të buta, testohen për infeksion të mundshëm të virusit. Por në vend të rezultatit pozitiv ose negativ të testit, ata marrin përgjigjen se kanë një konstatim që konsiderohet i pavlefshëm.
“Kur testi është i pavlefshëm, ai duhet të përsëritet brenda 24 deri në 48 orë, pas së cilës do të shihet nëse është pozitiv apo negativ. Ka rezultate të ndryshme. Nuk është e pazakontë të marësh konstatim të pavlefshëm dhe ka disa në baza ditore. Kjo ndodh në të gjitha laboratorët që po testojnë koronavirusin e ri”, sqarojnë epidemiologët.
Të paktën dy antigjene virale të synuara testohen pozitiv. Ndërsa, nëse gjendet vetëm një dhe tjetër jo, testi është i diskutueshëm për interpretim dhe lëshohet si i pavlefshëm me rekomandim për ta përsëritur brenda 24 deri në 48 orë.
Ekspertët thonë se gjetjet e tilla nuk duhet t’i frikësojnë njerëzit, pasi që testi i përsëritur do të tregojë nëse personi është pozitiv apo negativ, dhe deri atëherë duhet t’i përmbahet masave të përcaktuara epidemiologjike, që do të thotë të shmangin kontaktin e ngushtë me familjarët dhe të tjerë, të lajë duart shpesh, për të mbajë maskë…
Megjithëse, personi konsiderohet të jetë infektues 48 orë para shfaqjes së simptomave të para. Gjithashtu, një person i cili është testuar për ndonjë arsye, për shembull për shkak të një operacioni të afërt, udhëtimit ose punës në shërbime të caktuara, ndërsa është asimptomatik dhe ka rezultat pozitiv, atëherë kontaktet e tij kërkohen në 48 orët e fundit para testit, sepse është e qartë se ka pasur kontakt me një person të infektuar në atë kohë.