PASOJA AFATGJATE: Nëse vëreni se sytë i keni të ënjtur, kontrolloni veshkat

Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, të gjitha materiet e dëmshme te personi i rrezikuar fillojnë të grumbullohen në gjak, por në të njëjtën kohë vjen deri te sëmundja e rëndë. Pasojat afatgjata janë presioni i lartë i gjakut, eshtra të dobëta, vështirësi në frymëmarrje, pasqyra e dobët e gjakut, dëmtimi i nervave dhe probleme me zemrën.

Me siguri supozoni se veshkat tuaja po punojnë dhe funksionojnë siç duhet, por ka gjasa që edhe mund të mos e dini nëse diçka nuk është në rregull. Gjegjësisht, shumë njerëz që kanë sëmundje kronike të veshkave ende nuk kanë diagnozë, sepse simptomat shpesh janë të padukshme. Prandaj është e rëndësishme të njihni të gjitha shenjat e sëmundjes, përfshirë atë që mund të fshihet në fytyrë. Gjegjësisht, sytë e ënjtur mund të jenë një shenjë e hershme e sëmundjes së veshkave.

SIMPTOMA TË TJERA

Kur veshkat nuk funksionojnë mirë, ato e kanë më të vështirë të kryejnë funksionin e filtrimit, prandaj proteinat sekretohen më intensivisht në urinë. Humbja e proteinave nga trupi rezulton në ruajtjen e lëngjeve dhe mineraleve si kalciumi dhe fosfati rreth syve, gjë që më pas bën që kapakët e syve të ënjten. Sytë e ënjtur mund të jenë gjithashtu shenjë stresi, mungesë gjumi apo alergjie, ndaj është e rëndësishme të dini se cilat shenja paralajmëruese të sëmundjes së veshkave mund të shfaqen me sytë e ënjtur.

Domethënë, nëse sytë tuaj janë veçanërisht të ënjtur në mëngjes, kjo është një shenjë e zakonshme që diçka nuk është në rregull me veshkat, megjithatë sytë mund të duken të thatë dhe të irrituar.

Sytë e ënjtur nuk ka gjasa të jenë simptoma e vetme e dëmtimit të veshkave. Mund të shfaqet ënjtja e duarve dhe këmbëve, mund të përjetoni lodhje të vazhdueshme, ulje të oreksit, nauze herët në mëngjes, mund të vëreni ndryshim të ngjyrës së urinës ose urinë të shkumëzuar, lëkurë të thatë ose kruarje, dhimbje në shpinë dhe në pjesën e fundit të barkut.

Kontrolloni veshkat tuaja nëse keni vërejtur kohët e fundit ndonjë nga këto simptoma. Sëmundja e veshkave mund të ketë pasoja serioze afatgjata, por diagnostikimi i hershëm do të reduktojë shumë komplikimet. Sëmundja kronike e veshkave mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit dhe të çojë në sëmundje të zemrës, komplikime të shtatzënisë, ulje të reagimit imunitar dhe anemi. Për më tepër, dëmtimi i pakthyeshëm i veshkave (nëse nuk trajtohet) mund të çojë në nevojën për dializë dhe transplantim.