Konsumoni patate të ëmbla për një më të shëndetshme

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë C, e cila është kyç në forcimin e sistemit imunitar. Nivelet e larta të kaliumit ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut, ndërsa kalciumi i forcon eshtrat.

Patatet e ëmbla duhet të jenë pjesë e menusë tuaj të përditshme. Më poshtë do të listojmë disa prej materieve ushqyese që i përmbajnë, si antioksidantët, vitaminat, mienralet dhe të tjera.

Antioksidantë
Jo të gjitha patatet e ëmbla janë ngjyrë portokalli. Lëvorja dhe brendësia e tyre gjithashtu mund të jetë e bardhë, e verdhë, e kaftë, e kuqe, rozë dhe vjollcë. Gama e ngjyrave siguron raportin e materieve ushqyese. Pataja e ëmbël ngjyrë vjollce përmban nivele jashtëzakonisht të larta të antioksidantëve dhe ka vetitë anti-inflamatore.

Vitamin A
Vetëm një patate e ëmbël e pjekur mund t’i sigurojë trupit 400% vitaminë A të jashtëzakonshme në raport dozën e rekomanduar ditore. Vitamina A e mbron lëkurën dhe sytë nga sëmundjet e ndryshme.

Beta-karoten
Patatja e ëmbël e portokalltë është mjaft e pasur me beta-karoten, antioksidant ky i cili lufton kundër kancerit dhe sëmundjeve të syve.

Përgatiten lehtë
Përgatitja e patateve të ëmbla ndikon në përqindjen e lëndëve ushqyese pas trajtimit termik. Mënyra më e thjeshtë për t’u përgatitur është që t’i zeni në një sasi të vogël uji ose të pjekni në furrë.

Vitamina dhe minerale
Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë C, e cila është kyç në forcimin e sistemit imunitar. Nivelet e larta të kaliumit ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut, ndërsa kalciumi i forcon eshtrat.

Luftojnë kundër kancerit
Shkencëtarët kanë zbuluar se disa lloje të patateve të ëmbla mund të parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit.

E rregullojnë sheqerin në gjak
Patatet e ëmbla kanë indeks të ulët glikemik dhe përmbajnë më shumë fibra se sa patatet e bardha.

Shumë fibra
Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për dietë dhe ushqyerje të shëndetshme. Patatet e ëmbla mund të piqen në furrë me lëvoren, të bëhen pure…

Hekur
Patatet e ëmbla janë burim i shkëlqyer i hekurit, gjë që i bën ato ushqim ideal për vegjetarianët dhe veganët.