Patëllxhanët janë të pasur me antioksidantë, siç janë antocianinët të cilat janë përgjegjëse për ngjyrën e errët të lëvores. Shkencëtarët besojnë se pikërisht falë sasisë së lartë të antioksidantëve dhe fibrave, patëllxhani e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat janë të vërtetuara edhe nga studimet e bëra mbi kafshët.
Në një studim, lepujve me kolesterol të lartë iu dhanë 10 ml lëng patëllxhani për një periudhe prej dy javësh. Në fund të studimit, niveli i kolesterolit të LDL dhe triglicerideve u zvogëlua, ndërsa me këtë u zvogëlua edhe rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, në një studim tjetër kafshët të cilat morën patëllxhan të freskët ose në grill në një periudhe prej 30 ditësh, u vu re përmirësimi i funksioneve të zemrës.
Çfarë vitaminash dhe minerale përmbajnë patëllxhanët
Megjithëse patëllxhani zakonisht konsiderohet si perime, patëllxhani hyn edhe në mesin e frutave. Përmban fara të buta të cilat janë të ngrënshme, por kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë sasi më të vogël të nikotinës, dmth. përbërësi kryesor aktiv i duhanit.
Patëllxhani përmban pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet, por në sasi më të vogla. Njëqind gram patëllxhan i gatuar përmban 123 mg kalium, e cila veçanërisht është e rëndësishme për shëndetin kardiovaskular, si dhe vitamina B-kompleks, mangan, magnez dhe bakër. Patëllxhani gjithashtu është i pasur me fibra dietike të cilat e parandalojnë shfaqjen e kapsllëkut, ndihmojnë në rregullimin e peshës trupore, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Në sasinë e përmendur, patëllxhani ka vetëm 35 kalori.
Përmban përbërës i cili e zvogëlon rrezikun nga kanceri
Lëvorja përmban nazanin – një antioksidant të fuqishëm. Shkencëtarët besojnë se pavarësisht efektit anti-angiogjenik mund të parandalojë rritjen e tumorit dhe njëkohësisht parandalon atë që të mos shfaqet fare. Përveç patëllxhanit, nazunin përmbajnë edhe lakra e kuqe dhe rrepka.