Patëllxhani i zi konsiderohet si ushqim i shëndetshëm me vlera të ulëta kalorike, është i pasur me fibra dhe antioksidantë dhe është i dobishëm për të gjithë organizmit.
Ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt
Patëllxhani përmban sasi të mëdha të ujit dhe bën pjesë te ushqimet me vlera të ulëta kalorike. Këto karakteristika e bëjnë ushqim ideal për ata që duan të humbin peshë. Ndërtimi i tij ju lejon që ta përgatisni në mënyra të ndryshme, pa mos e tharë.
Është i shkëlqyer për shëndetin e zemrës
Është mjaft i dobishëm për shëndetin e zemrës. Me konsumimin e tij mund të zvogëlohet niveli i kolesterolit të keq në gjak, të përmirësohet shëndeti i arterieve dhe të relaksohen enët e gjakut.
Ndihmon shëndetin e trurit
Shumë nga fitonutrientët në patëllxhan ndihmojnë shëndetin e trurit, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe ndikime të tjera. Patëllxhani gjithashtu përmban vitamina të kompleksit B, të cilat e lehtësojnë ankthin fizik dhe mendor. Prandaj patëllxhani është mirë që të konsumohet në një formë më natyrale, me trajtim minimal nxehtësie.
Përmban pak kalori
Nëse kujdeseni për kaloritë, lirisht mund të konsumoni patëllxhan. Një filxhan patëllxhan përmban vetëm 35 kalori, gjë që është mjaft e ulët në krahasim me vlerat ushqyese.
Burim i pasur i kaliumit
Kaliumi është thelbësor në ruajtjen e shëndoshë të tensionit të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Është komponent kyç në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe arterieve.
Ka përmbajtje të lartë të aminoacideve GABA
GABA (acid gama-aminobutirik) është aminoacid, i cili zvogëlon ankthin dhe e përmirëson gjumin.
Parandalon zhvillimin e kancerit
Disa studime kanë treguar se, lëngu i patëllxhanit mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Domethënë, patëllxhanit përmban tripsin, i cili besohet se i neutralizon qelizat që shkaktojnë kancerin.
Ndihmon personat me diabetin e tipi 2
Patëllxhani i zi përmban sasi të madhe të fibrave, të cilat e zvogëlojnë nivelin e glukozës në gjak, gjë që është e përshtatshme për shëndetin e diabetikëve.
Ndihmon gjatë kapsllëkut
Kjo perime është ideale për kapsllëkun për shkak se përmban shumë fibra. Fibrat e perimeve i pastrojnë zorrët nga toksinat dhe nxisin nevojë të rregullt.