Mysafir në edicionin e ri të podcast-it të Pediatar.mk “Pediatri juaj” është prof. Aleksandar Sajkovski, mjek specialist pediatër, neonatolog subspecialist. Prof. Dr. Sajkovski u përgjigjet disa pyetjeve lidhur me vitaminën D dhe rolin e saj në imunitetin e fëmijëve.
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, por veçanërisht e rëndësishme për të sapolindurit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Me prof. Dr. Sajkovski, diskutojmë për rolin e vitaminës D në sistemin imunitar të fëmijëve, pse është e rëndësishme që fëmijët të marrin mjaftueshëm këtë vitaminë dhe cilat janë burimet më të mira të saj. Do të diskutojmë gjithashtu, edhe për atë se si të marrim dozën e duhur dhe kur nevojiten suplementet e vitaminës D.
Disa nga pyetjet të cilave iu përgjigj Prof. Dr. Sajkovski janë:
- Cili është roli i vitaminës D në shëndetin imunitar të fëmijëve?
- Si prodhohet sasia e vitaminës D nga trupi ynë dhe nga se varet?
- A e bllokojnë kremrat kundër diellit prodhimin e vitaminës D në lëkurë?
- Cilat janë burimet më të mira të vitaminës D?
- Kur duhet të fillohet marrja e vitaminës D dhe në çfarë doze?
- Si e mbronë imunitetin Lactobacillus reuteri Protectis?
- Cilat janë pasojat e tjera të mungesës së vitaminës D në organizëm, veçanërisht te fëmijët?
- Kur është më e nevojshme marrja e vitaminës D dhe cila është doza ditore e rekomanduar për fëmijët?
- Çfarë duhet të kërkojnë prindërit kur blejnë suplemente të vitaminës D?
- Cilat janë shenjat që prindërit mund të dallojnë për mungesën e vitaminës D në trupin e fëmijëve të tyre?
Podcat-in “Pediatri juaj” me Prof.Dr. Aleksandar Sajkovski mund ta ndiqni edhe në kanalin Jutjub të Pediatar.mk.