Pembrolizumab-i ul ndjeshëm rrezikun e rikthimit të melanomës

Rezultatet e studimit treguan se pacientët të cilët kanë marrë pembrolizumab, kanë 43% më pak gjasa që t'ju rikthehet melanoma.

Terapia me Pembrolizumab pas operacionit të kryer të melanomës së avancuar, mund të ul ndjeshëm rrezikun e rikthimit të melanomës tek pacienti, tregoi një studim i ri. Përndryshe, Pembrolizumab është ilaçi i parë i aprovuar nga Agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA), për të luftuar kundër kancerit në bazë të gjenetikës specifike të tumorit. Ky ilaç gjithashtu tërhoqi vëmendje, pasi që ish-Presidenti i SHBA Jimmy Carter në vitin 2015 njoftoi se falë pembrolizumabit mundi tumorin e trurit.

Rezultatet e këtij studimi treguan se pacientët të cilët kanë marrë pembrolizumab kanë 43% më pak gjasa që t’ju rikthehet melanoma.

Studimi përfshiu më shumë se 1.000 pacientë me melanoma në fazën e tretë.

Problemi i vetëm në përdorimin e pembrolizumabit është kostoja e lartë e trajtimit. Gjegjësisht, terapia standarde kushton më shumë se 150,000 dollarë, shkruan “New England Journal of Medicine”.