Një hulumtim i zbatuar tek 1000 prindër në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nënat dhe baballarët, fëmijët e të cilëve po fillojnë shkollën e mesme janë më të shqetësuar për maltretimin, nëse fëmijët e tyre do të bëjnë miq dhe nëse do të mund ti bëjnë ballë presionit të bashkëmoshatarëve të tyre.
53 përqind e prindërve thanë se ishin të shqetësuar, se fëmijët e tyre do të ishin më pak të sigurt në shkollën e mesme sesa në shkollën fillore. Gjashtë nga dhjetë prindër synojnë të gjurmojnë vendndodhjen e fëmijës së tyre me aplikacione gjurmuese, ndërsa 32 për qind pranojnë se e kanë bërë këtë që në shkollën fillore.
53 përqind e prindërve thanë se ishin të shqetësuar se fëmijët e tyre do të ishin më pak të sigurt në shkollën e mesme sesa në shkollën fillore
“Kalimi nga shkolla fillore në atë të mesme mund të jetë i tmerrshëm, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit. Qëndroni optimistë dhe flisni hapur dhe sinqerisht me fëmijët për ti ndihmuar dhe lehtësuar ankthin”, këshillon ekspertja e prindërimit Sju Atkins.