Pija ideale për dashamirësit e kafesë, e cila rrit nivelin e energjisë dhe në të njejtën kohë e zgjon trupin.
Përbërësit e nevojshëm:
- 70 ml kafe e zezë e zier
- 130 ml qumësht bajamesh
- 6 bajame
- 1 lugë kakao
- 1 lugë shurup panje
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit vendosini në blender dhe përzieni për disa minuta. Ju bëftë mirë!