Kur të hani një copë fruti, keni bërë diçka të mirë për shëndetin tuaj, por disa lloje të frutave kanë edhe anën e tyre të keqe – ato fermentohen në zorrë gjë që shkakton gazra, ndërsa stomaku bëhet i fryrë. Frutat përmbajnë shumë fruktozë, sheqerna frutash dhe sorbitol – sheqer alkooli, i cili shkakton inflamacion, fryrje dhe presion në sistemin digjestiv.
Këto janë pesë frutat që mendohet se shumë shpesh mund nxisin fryrje. Kontrolloni se si do të ndiheni pas konsumit të tyre, por nëse ndiheni të fryrë zëvendësoni ato me fruta të tjerë ose zvogëloni konsumin e tyre:
Molla
Kush e kish menduar? Megjithatë, ky fryt aq i shëndetshëm është plot me fruktozë, prandaj edhe shkakton fryrje tek disa njerëz. Të njëjtin efekt ka edhe lëngu i mollës. Provoni që herë pas here të shmangni konsumin e mollave dhe do të shihni i nëse stomaku do të filloj të ju ulet. Nëse vëreni ndryshime, atëherë zvogëloni sasinë në të ardhmen.
Vishnjet
Edhe tek ky frut, problem është fruktoza, por edhe polioli – sheqer alkooli, si dhe vetë lëvorja e cila është mjaftë e vështirë për t’u tretur.
Avokado
Avokadot përmbajnë shumë poliol alkool, gjë që bën që ky frut të tretet më gjatë, kështu që ka më shumë kohë që të fermentohet në sistemin e tretjes. Nëse jeni mësuar me yndyrat e mira të avokados, por gjithmonë ndiheni të fryrë, zëvendësojeni ndonjëherë me vezë dhe kontrolloni nëse fryrja do të reduktohet.
Dardha
Dardhat e shijshme dhe të ëmbla mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, por nga ana tjetër janë të pasura me sorbitol alkool, që do të thotë se ato mund të jenë shkaktarë të fryrjes së tepërt dhe të dhimbshme.
Frutat e thatë
Ky burim i koncentruar i sheqernave dhe fibrave, lehtë mund të shkaktojë fryrje. Sa herë që u duhet të zgjidhni midis frutave të freskëta dhe të thata, zgjidhni ato të freskëtat.