Për herë të parë, shkencëtarët e llogaritën shpejtësinë e vdekjes së një qelize

Duke studiuar qelizat ve të bretkosave, Cheng dhe Farrell matën shpejtësinë e apoptozës ose "vdekjen e programuar të qelizave".

Shkencëtarët e Universitetit Stanford në revistën Science botuan studimin, në të cilin për herë të parë arritën të llogarisnin shpejtësinë me të cilën vdekja lëviz në qelizë. Ata arritën që të shihnin se si vdekja rrugëton në drejtim të qelizës dhe lëviz me shpejtësi prej 0.03 milimetra në minutë.

Dy biologët sistemikë Xianrui Cheng dhe James Farrell në fakt janë shkencëtarët e parë të cilët zbuluan shpejtësinë në të cilën vdekja shkon në qeliza. Ky zbulim, i cili tregon se si qelizat vdesin, sipas tyre, do të jetë shumë i dobishëm në zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë. Për shembull, ata shtojnë se shkencëtarët do të jenë në gjendje të “inkurajojnë” qelizat e kancerit të vriten ose të parandalojnë vdekjen e qelizave tek pacientët me sëmundjen Alzheimer.

Duke studiuar qelizat ve të bretkosave, Cheng dhe Farrell matën shpejtësinë e apoptozës ose “vdekjen e programuar të qelizave”. Dmth, bëhet fjalë për mekanizëm me anë të së cilit qelizat në mënyrë aktive rrisin vdekjen e tyre si pjesë integrale të procesit fiziologjik ose si pasojë e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ndonjëherë qeliza, ndjen se është koha për të heqë dorë, ndërsa vetë-shkatërrimi ndonjëherë nxit valët e aktivitetit kimik. Shkencëtarët thonë se ata kanë matur edhe shpejtësinë e këtyre valëve.