Kivi përmban enzimën e quajtur aktinidin, i cili e ndihmon tretjen e proteinave me origjinë shtazore, domethënë proteina nga mishi, peshku, vezët, produktet e qumështit. Është interesante fakti që pikërisht kjo enzimë është përgjegjëse për alergjinë ndaj kivit, dhe se tek disa njerëz mund të shkaktojë simptoma të reaksionit alergjik si, kruajtje dhe djegie në gojë dhe skuqje (urtikari).
Me ndihmën e aktinidinës, trupi mund më shpejt t’i përdorë proteinat ushqimore, ku njëkohësisht ulen çrregullimet e mundshme të tretjes. Një kivi në fund të vaktit ushqimor do të mund të përshpejtojë dhe lehtësojë procesin e tretjes.
Kivi gjithashtu është i pasur me fibra dietike, të cilat e përshpejton kalimin e ushqimit nëpër zorrë, ndihmojnë në rregullimin e niveleve të kolesterolit dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë së niveleve të sheqerit.