Tashmë të gjithë e dimë se foshnjat dhe fëmijët e duan rutinën. Kjo u jep atyre ndjenjën e kontrollit mbi mjedisin e tyre dhe ndjenjën e sigurisë, sepse u lejon atyre të dinë se çfarë i pret. Një rutinë e përshtatshme është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme për parandalimin e problemeve të gjumit dhe përmirësimin e cilësisë së tij, si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Dhe që rutina të funksionojë, së pari duhet të përcaktoni se kur është koha për të fjetur dhe kur duhet të fillojë. Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh se fëmijët e moshës parashkollore kanë nevojë për rreth 12 orë gjumë, dhe më vonë kjo ulet në rreth 10 orë. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë që fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç të shkojnë në shtrat në mes ors 19:00 deri në 19:30 dhe nga 20:00 deri në 21:00.
Kur dhe si të filloni rutinën?
30 deri në 60 minuta para gjumit, fëmijës duhet t’i ofrohet lëngu i fundit para gjumit. Natyrisht, foshnjat nuk bëjnë pjesë në këtë rutinë. Është mirë të shukni dritat, të fikni televizorin dhe kompjuterin. Gjatë kësaj kohe, ju mund të lëshoni muzikë relaksuese ose tinguj të tillë si zhurma e valëve, shiu që bie ose diçka e ngjashme. Domethënë, këto procedura gradualisht e përgatisin fëmijën për fundin e lojës dhe fundin e ditës emocionuese. Askujt nuk i pëlqen të ndërpritet papritur dhe pa paralajmërim në një aktivitet interesant, madje as fëmijëve. Pasi loja të përfundojë dhe të gjitha lodrat të jenë hequr, është koha për të shkuar në shtrat.
Larja e dhëmbëve dhe leximi i tregimeve gjysmë ore përpara
Rreth 20 deri në 30 minuta para gjumit, është koha për të larë dhëmbët dhe për të bërë një dush. Nëse dushi e zgjon fëmijën, atëherë ai duhet të zhvendoset përpara gjithë rutinës. Më pas vjen loja e pashmangshme në shtrat dhe leximi i tregimeve. Nëse atë ditë fëmijës i ka ndodhur diçka e rëndësishme ose pritet diçka e rëndësishme prej tij, do të ishte mirë të flisnit me të për këtë. Dhe për ta bërë më të lehtë që të voglin të flejë, mund t’i dhuroni një lodër të preferuar prej pelushi që do ta ndihmojë të relaksohet.
Dremitja e pasditës është e rëndësishme
Megjithatë, duhet cekur se e gjithë kjo nuk do t’ia lehtësojë gjumin, nëse fëmijës nuk i sigurohen disa gjëra gjatë ditës. Si e para, kalimi i kohës jashtë për të çliruar energjinë e tepërt. Gjumi në kohën e duhur është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm. Një fëmijë që shkon në shtrat shumë vonë pasdite ose fle shumë gjatë nuk do të jetë në gjendje të flejë në kohën e duhur gjatë natës. Në mënyrë të ngjashme, nëse një fëmijë e anashkalon gjumin e tij të pasdites, ai do të jetë tepër i lodhur deri në fund të ditës, kështu që do të jetë shumë më e vështirë për të që të qetësohet dhe të bjerë në gjumë.
Sigurisht që gjumi i pasdites varet edhe nga fëmija. Për shembull, disa fëmijë tre ose katër vjeç ende flenë pasdite, ndërsa të tjerë nuk kanë nevojë për dremitje gjatë ditës. Gjithçka që kërkohet është të dëgjohet fëmija dhe të organizohen aktivitetet e përditshme sipas nevojave të tij.
Përktheu dhe përshtati:S.N