Për një memorie më të mirë hani këto ushqime

Ekspertët kanë zbuluar përbërësit natyralë që nxisin memorie më të mirë dhe përmirësojnë funksionin e trurit, si dhe rigjenerojnë kockat. Përveç kësaj, këto ushqime mund të përmirësojnë shikimin dhe të stimulojnë qarkullimin. Bëhet fjalë për këta  përbërës natyralë që janë të disponueshëm për të gjithë dhe e vetmja gjë që duhet është të jemi të vëmendshëm gjatë konsumimit të tyre.

Këto janë ushqimet që janë të dobishme për shëndetin tonë:

Rozmarina – një barishte që mund të rrisë kujtesën dhe t’ju ndihmojë të përqendroheni më lehtë. Bima ka një përbërje kimike që stimulon funksionin e trurit dhe ka një erë të këndshme. Vendosni rozmarinë në shtëpinë tuaj ose nuhatni vaj rozmarine herë pas here.

Panxhari – stimulon qarkullimin në të gjithë trupin dhe trurin tonë.

Vezët – forcojnë kujtesën dhe ofrojnë përparësi të shumta për trurin.

Peshku – përmban acide yndyrore Omega 3 të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të trurit.

Avokado – stimulojnë e qarkullimin e gjakut në tru dhe përmirësojnë funksionimin e tij.

Qepa – përmirëson kujtesën dhe funksionin e trurit.

Boronicat – janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë trurin nga dëmtimet dhe vonojnë procesin e plakjes.

Drithërat – përmbajnë acide yndyrore Omega 3, fibra dhe karbohidrate komplekse që janë të shkëlqyera për trurin.

Domatet – janë të pasura me likopen, i cili mbron qelizat e trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Çokollata e zezë – përmban kafeinë dhe antioksidantë që mund të nxisin funksionimin më të mirë të trurit.

Çaji jeshil – konsumimi i përditshëm mund të përmirësojë kujtesën dhe performancën e trurit. Çaji jeshil përmirëson përqendrimin, funksionet njohëse dhe lidhjen e trurit.

Arrat – mund të rrisin qarkullimin dhe rrjedhën e oksigjenit nëpër trup. Ato përmbajnë gjithashtu acide yndyrore Omega 3 që forcojnë enët e gjakut në tru.

Shafrani i Indisë – përmban kurkumin e cila parandalon inflamacionin e trurit dhe përmirëson kujtesën.

Mollat – përmirësojnë shëndetin e trurit dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.