Djersitja e duarve gjithmonë shfaqet në momentin e gabuar – ndoshta edhe juve ju ka ndodhur që të paktën një herë t’ju djersiten duart, kur është dashur të përgjigjeni në shkollë, fakultet, në bisedat për punë ose për situata të ngjashme.
Nuk ka vend për panik, ekspertët theksojnë se djersitja është një reagim normal ndaj një situate stresuese. Funksioni themelor i djersës është që të zvogëlojë temperaturën trupore, gjë që shpjegon djersitjen derisa vrapojmë ose ushtrojmë.
Gjithashtu, ne djersitemi edhe atëherë kur trupi lufton dhe dëshiron që t’i ik një situatë stresuese.
Shuplakat e djersitura në fakt janë reagim emocional ndaj një situatë të caktuar stresuese dhe mund të shkaktohen nga ndjenja të tilla si frika apo ankthi.
Djersitja është nën kontrollin e hipotalamusit, zonë e trurit e cila rregullon shumë funksione, përfshirë edhe temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut, i cili pranon sinjale të rreme se trupi është shumë i nxehtë, kështu që djersitja përfshihet si metodë për ftohjen e trupit.
Prandaj, merreni shtruar, theksojnë ekspertët – merrni frymë thellë, fshijini shuplakat dhe vazhdoni sikur asgjë të mos ketë ndodhur.