Për vijë të hollë trupore – Përgatitni ujë me vitamina dhe trupi juaj do të rigjenerohet

Nëse jeni një nga ato zonjat që i preferojnë pijet freskuese, ju paraqesim recetën e ujit me vitamina, i cili pregatitet në shtëpi dhe për të njëjtin sistemi juaj i tretjes do t'ju jetë falenderues.

Ujërat e ndryshme industriale të vitaminave janë të mbushura me ëmbëlsues artificial të cilët më shumë i shkaktojnë dëm trupit, sesa dobi.

Nëse jeni një nga ato zonjat që i preferojnë pijet freskuese, ju paraqesim një recetë të ujit me vitamina i cili pregatitet në shtëpi dhe për të njëjtin do të ju falënderojë veçanërisht sistemi i juaj i tretjes.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 litra ujë
  • 1 lugë xhenxhefil i grirë
  • 1 trangull
  • 1 limon
  • 12 gjethe nenexhik

Mënyra e përgatitjes:

Qëroni trangullin dhe limonin, pastaj i prisni në feta të holla. Vendosini në një enë xhami ku do t’i shtoni edhe përbërësit tjerë, pastaj mbusheni me ujë. Ujin e pregatitur vendoseni në frigorifer për të paktën 8 orë, duke e trazuar herë pas herë. Përbërësit e këtij uji e lehtësojnë tretjen, duke e liruar trupin kështu nga toksinat e grumbulluara. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe stimulon funksionin e mëlçisë – organ ky i cili është përgjegjës për pastrimin e trupit.

Trangulli përmban 90% ujë, nga i cili lirohen përbërës të cilët janë të denjë për detoksifikimin e trupit.

Xhenxhefili ndihmon në ruajtjen e indeksit glikemik nën kontroll, ndërsa njëkohësisht i largon dhimbjet e barkut dhe ndihmon kundër nauzesë.

Nenenxhiku stimulon djegien e depozitave yndyrore, ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, mirëpo i lehtëson edhe dhimbjet në stomak.