
Gratë të cilat gjatë shtatzanisë përdorin barna antidepresive të grupit inhibitor selektiv të rimarrjes së serotoninës, pa dashje mund të rrezikojnë zhvillimin e trurit të fëmijës së tyre, tregoi studimi i ri.
Inhibitorët selektiv të rimarrjes së serotoninës përfshijnë citalopram, escitalopram, fluvoksamin, fluoksetin, paroksetin dhe sertralin.
Inçizimet e trurit tregojnë se, ekspozimi ndaj inhibitorëve selektiv të rimarrjes së serotoninës në mitër, lidhet me rritjen e materies gri në të dyja zonat e trurit, amygdala dhe insula, si dhe rrit lidhshmërinë midis këtyre dy zonave, shkruan “JAMA Pediatrics”.