Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve mund të rezultojë në një shans të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve inflamatore të zorrëve si sëmundja e Crohn ose koliti ulceroz me gati 50 për qind te njerëzit mbi 40 vjeç, ka zbuluar një studim i ri danez.
Studiuesit ndoqën shëndetin e më shumë se gjashtë milionë banorëve danezë gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe zbuluan se përdorimi i antibiotikëve në shumicën ishte i lidhur me rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes inflamatore të zorrëve.
Studimi sugjeron që efekti është kumulativ.
Të gjitha grupmoshat janë të ndjeshme ndaj zhvillimit të inflamacionit, veçanërisht ato mbi 40 vjeç.
Shkencëtarët kanë vënë re gjithashtu se efekti i marrjes së antibiotikëve është i dukshëm në të gjitha grupmoshat, ndërsa njerëzit mbi 40 janë veçanërisht të prirur ndaj tij.
Nëse jeni midis moshës 40 dhe 60 vjeç dhe keni marrë shpesh antibiotikë në pesë vitet e fundit, jeni në një rrezik prej 48 për qind më të lartë për të zhvilluar sëmundje inflamatore të zorrëve, pohojnë studiuesit danezë.
Nëntëdhjetë përqind e pjesëmarrësve në studim morën antibiotikë si pjesë e hulumtimit.
Studiuesit regjistruan më pas 36,000 raste të kolitit ulceroz dhe 17,000 raste të reja të sëmundjes së Crohn.
“Studimi tregon se marrja e antibiotikëve lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes inflamatore të zorrëve tek të moshuarit në krahasim me të rinjtë. Në të njëjtën kohë, ne kemi vërejtur rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes inflamatore të zorrëve katër deri në pesë vjet pas ekspozimit ndaj antibiotikëve dhe pas përdorimit të një grupi antibiotikësh që përdoren shpesh për të trajtuar patogjenët gastrointestinal”, shpjegojnë shkencëtarët.
Ata shpjegojnë se marrja e antibiotikëve mund të shkaktojë ndryshime të përhershme në mikrobiomën, të cilat në fund të fundit kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve.