Përdorimi i statinave (lloj barnash të cilat e ulin nivelin e kolesterolit në gjak) është i lidhur me zhvillimin e miozinëa inflamatore idiopatike (IMM), tregoi studimi i ri australian. Në fakt, rezultatet treguan se pacientët që kishin përdorur statina kishin pothuajse dy herë më shumë rrezik për zhvillimin e miozinës inflamatore idiopatike.
Duhet të theksohet se, e rëndësishme është që pacientët me nivel të caktuar të rrezikut kardiovaskular të marrin statina, por kur të vërejnë dobësim të muskujve ose dhimbje të muskujve, atëherë duhet të vizitohen tek mjeku, pasiqë mund të jetë miozinë inflamatore idiopatike.
Përndryshe, efektet negative të statineve që lidhen me sistemin muskulo-skeletor janë të njohura mjaft mirë. Prej më herët dihet se, statinat e rrisin rrezikun e mialgjisë dhe rabdomiolizës, ndërsa ndërprerja e terapisë së statinit i zgjidh problemet që shkaktohen nga marrja e kësaj terapie.
Miozina inflamatore idiopatike është grup i çrregullimeve të rralla autoimune muskulare klinikisht heterogjene, me një incidencë të vlerësuar prej 0,1 në 100.000 njerëz në vit. Miozina inflamatore idiopatike mund të çojë në vdekje, pasiqë statinët stimulojnë përgjigje autoimune, e cila nuk mund të ndaloj me ndërprerjen e terapisë, por me terapi agresive steroide.
Statinat janë ilaçe që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Ato përfshijnë atorvastatin, fluvastatin, lovastatin, pravastatin, rosuvastatin dhe simvastatin, shkruan “JAMA Internal Medicine”.