Vitet e fundit, vaji i kokosit falë kombinimit të vetëm të acideve yndyrore ka statusin e ushqimit cilësor. Ky vaj përmban yndyrna të shëndetshme të ngopura, të cilat trurin dhe trupin i sigurojnë me energji dhe nxisin djegien e yndyrës në trup. Këto janë acide yndyrore të zinxhirit të mesëm që përpunohen drejtpërdrejt në mëlçi, ku menjëherë konvertohen në energji.
Interesant është fakti që tek banorët e ishujve të Paqësorit Juguor, kokosi dhe produktet e kokosit përbëjnë 60% të konsumit ditor kalorik dhe se popullata është me shëndet të shkëlqyer dhe kanë një shkallë të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Efektet e shëndetshme të vajit të kokosit i atribuohen acideve yndyrore të zinxhirit të mesëm, si: acidi kaprilik, kaprik dhe laurik të cilat trupi i tret lehtësisht dhe nuk i kthen në depozita yndyrore. Në një hulumtim u vërtetua se njerëzit të cilët marrin më shumë nga këto acide yndyrore, fusin më pak kalori gjatë ditës, mirëpo, në këtë rast konsumimi ditor i kalorive rritet për 5%. Për shkak të kësaj, vaji i kokosit mund t’ju ndihmojë njerëzve që duan të humbin peshë.
Falë yndyrave të përmendura të vajit të kokosit, gjithashtu ka edhe efekte të forta fungicidale, antibakteriale dhe antivirale. Kur është fjala për shëndetin kardiovaskular, disa studime më të vjetra kanë treguar se acidi laurik i vajit të kokosit rrit nivelin e kolesterolit të mirë “HDL”, i cili largon kolesterolin e tepërt në gjak dhe e mban nën kontroll nivelin e kolesterolit të keq “LDL”.