Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në mesin e finalistëve të INTERNATIONAL MEDIS AWARDS 2021

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 25 nëntor 2021 në ora 17 në Lubjanë, ku nga finalistët do të shpallen fituesit në fusha të caktuara. Përfaqësuesja jonë është Fanka Gilevska, nga fusha e oftalmologjisë

Nëntëmbëdhjetë finalistë nga shtatë vende, përfshirë edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, u përzgjodhën nga komisioni ndërkombëtar i ekspertëve të Medis Awards for Medical Research 2021, i cili përfundoi vlerësimin e 181 punimeve kërkimore shkencore që plotësonin të gjitha kriteret e kërkuara për pjesëmarrje.

Finalistja Fanka Gilevska nga fusha e oftalmologjisë vjen nga Maqedonia e Veriut. Ajo është autorja e parë e punimit shkencor origjinal me titull “Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?”, botuar në revistën shkencore Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology.

Për të tetin vit radhazi, konkursi shpërblen arritjet e shkëlqyera kërkimore të mjekëve dhe farmacistëve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 25 nëntor 2021 në ora 17 në Lubjanë, ku nga finalistët do të shpallen fituesit në fusha të caktuara.

Më poshtë është lista e plotë e finalistëve të International Medis Awards for Medical Research 2021:

Gastroenterologji

  • Andre Viveiros, Austri
  • Christoph Grander, Austri
Fanka Gilevska, përfaqësuese e Maqedonisë Së Veriut në fushën e oftalmologjisë

Gjinekologji

  • Borut Kobal, Slloveni
  • Luka Roskar, Slloveni

Kujdes intensiv dhe anesteziologji

  • Marija Vukoja, Serbi
  • Reka Nemes, Hungari

Neurologji

  • Katja Pavsic, Slloveni
  • Aleksandra Tomic Pesic, Serbi

Oftalmologji

  • Makedonka Atanasovska Velkovska, Slloveni
  • Fanka Gilevska, Maqedonia e Veriut

Pediatri

  • Zlatan Zvizdic, Bosnjë dhe Hercegovinë
  • Matej Sapina, Kroaci

Pulmologji dhe Alergologji

  • Gordana Drpa, Kroaci
  • Peter Kopac, Slloveni
  • Ivan Skopljanac, Kroaci

Reumatologji

  • Gorica Ristiq, Serbi
  • Mateja Sirse, Slloveni

Farmaci

  • Masha Bosnjak, Slloveni
  • Marin Jukic, Serbi

Për çmimet International Medis Awards for Medical Research 2021 mund të aplikonin mjekë dhe farmacistë që kanë publikuar punimet e tyre shkencore në botime të njohura shkencore me faktor ndikimi më të lartë se 1500. Këtë vit, në konkurs aplikuan 229 studiues nga Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Hungaria dhe Kroacia. Prej tyre, 181 aplikime plotësonin të gjitha kriteret e larta për një vend mes të nominuarve për çmimin International Medis Awards.

Për të tetin vit radhazi, konkursi shpërblen arritjet e shkëlqyera kërkimore të mjekëve dhe farmacistëve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të këtij viti do të mbahet më 25 nëntor. Fillimi është në orën 17:00. Festa do të organizohet në klubin “Cankarjev dom” në Lubjanë para një numri të kufizuar vizitorësh, por në të njëjtën kohë do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të eventit.

Për çmimet International Medis Awards for Medical Research

Çmimet International Medis Awards for Medical Research janë çmime për arritje të jashtëzakonshme kërkimore në nëntë vende në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe mbulojnë nëntë fusha mjekësore. Çmimet nënkuptojnë mirënjohje për mjekët dhe farmacistët të cilët përveç punës së tyre të rregullt, merren edhe me kërkime, pa të cilat nuk ka risi në mjekësi dhe farmaci, as menaxhim efektiv të sëmundjeve.

Punimet e dorëzuara shkencore-hulumtuese vlerësohen nga një komision i pavarur ndërkombëtar i ekspertëve, i cili emëron finalistët dhe më pas përzgjedh fituesit në fusha të caktuara. Në mandatin në periudhën 2021-2024, komisioni drejtohet nga Prof. Dr. Borut Strukelj, Mr. Farm. nga Departamenti i Biologjisë Farmaceutike në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Lubjanës.

Konkursi është themeluar në vitin 2014 nga kompania farmaceutike sllovene “Medis”, e cila edhe tani është sponsori kryesor i konkursit. Më shumë informacion mund të gjeni në www.medis-awards.com.