Njerëzit që janë perfektionistë në botën e biznesit më shpesh kanë rezultate pozitive. Por kur flasim për ndikimin që mund të ketë mbi shëndetin, rezultatet nuk janë të njëjta. Hulumtimet kanë treguar se ndjekja e vazhdueshme e përsosmërisë ndikon negativisht në shëndetin mendor.
Pritjet e tepërta dhe jorealiste krijojnë ndjenjë të vlerës më të ulët, nëse rezultatet nuk janë ashtu siç i ka imagjinuar individi. Psikologët Gordon Flet dhe Paul Hewitt të Kanadasë përcaktuan tre shkallë kryesore të përsosmërisë – ai i kthyer nga vetvetja, i kthyer nga të tjerët dhe ai që është i orientuar në të gjithë shoqërinë.
Të gjitha llojet e perfeksionizmit ndikojnë në të njëjtën mënyrë tek njeriu, por e përkeqësojnë shëndetin mendor dhe fizik, edhe pse disa profesorë pretendojnë se ai sociologjik është më i keqi. Ata që luftojnë me këtë lloj problemi, mendojnë se shoqëria ka shpresa të mëdha që duhet t’i përmbushin, përndryshe ata do të gjykohen.
Ankthi, depresioni dhe mendimet vetëvrasëse janë disa nga simptomat që shfaqen me kalimin e kohës, ndërsa për këtë dëshmojnë edhe rastet e vërteta. Domethënë, një studim ka treguar se 70% e të rinjve që kryen vetëvrasje kishin pritshmëri të larta për veten e tyre.
Vetë-kritika e rrit përqindjen për mundësinë e shfaqjes së çrregullimit bipolar, por edhe të stresit kronik i cili mund të ndikojë shumë mbi shëndetin e zemrës.