Përfitimet shëndetësore nga beta karoteni: Mbron nga djegiet, ruan shëndetin e syve dhe kontribuon për shtatzani të shëndetshme

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta karoten, mund të përmirësojnë funksionin respirator.

Veti të forta antioksiduese

Beta karoteni është provitamin i cili në trupin e njeriut shndërrohet në vitaminën A, hyn në grupin e antioksidantëve që e forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë trupin nga radikalet e dëmshme të lira, të cilat janë shkaku kryesor i plakjes dhe degjenerimit.

Shtatzani e shëndetshme

Studimet kanë treguar se vitamina A i përket grupit të vitaminave më të rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit dhe të porsalindurit, ndërsa zhvillimi i mushkërive dhe maturimit janë mjaft të rëndësishme. Kjo vitaminë është posaçërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël me qëllim që të ndërtojnë sistem të fortë imunitar. Sipas disa studimeve, gratë shtatzëna dhe gratë që i ushqejn foshnjat me gji duhet të rrisin konsumin e vitaminës A deri në 90%, por para se të konsumojnë, duhet që të konsultohen me mjekun.

Beta karoteni gjendet në shumë lloje të frutave dhe perimeve, si: karrota, bizele, speca të kuq, spinaq, domate, brokoli, shalqi, kungull, kajsi, mango, pjepër…

Mbron lëkurën

Beta karoteni mbron lëkurën nga rrezatimi i dëmshëm i diellit, iritim, skuqje dhe djegie.

Ruan shëndetin e syve

Beta karoteni dhe antioksidantët tjerë mund të ngadalësojnë përparimin e degjenerimit makular që lidhet me plakjen, duke shkaktuar ndryshime te të pamurit, që nganjëherë shpien në verbëri. Antioksidantët janë efektiv në ngadalësimin e simptomave të degjenerimit makular sepse e zvogëlojnë stresin oksidativ, i cili luan rol të rëndësishëm në degjenerimin e qelizave dhe nervave në retinën e syrit.

Shëron leukoplakinë orale

Studimet kanë treguar se mungesa e beta karotenit mund të shoqërohet me leukoplaki orale, e cila manifestohet nga njollat e trasha dhe të bardha, të cilat formohen në qiellzë dhe brenda gojës. Shumica e rasteve të leukoplakisë janë beninje, por disa mund të shfaqin edhe shenjat e hershme të kancerit. Rezultatet e studimit treguan se 23 nga 26 pacientë, reaguan pozitivisht ndaj terapisë me beta karoten.

Përmirëson shëndetin e sistemit respirator

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta karoten, mund të përmirësojnë funksionin respirator. Njerëzit të cilët hanë fruta dhe perime të paktën një herë në ditë, kanë më pak simptoma që tregojnë për probleme të frymëmarrjes, siç është mukusi i tepërt, frymëmarrje të vështirë dhe të rënduar.