Përfundoi karavani shëndetësorë  i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë”, ku u dhuruan ekzaminime në vlerë prej 1.000.000 denarë

Të gjithë pensionistët që janë regjistruar për ekzaminime falas kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratingull, kontroll të terapisë dhe konsultim për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ekzaminimet janë bërë nga mjeket tona specialiste  Dr. Jasmina Zafirovska dhe Dr. Dashurie Neziri.

Realizimi i karvanit shëndetësor dhe kontrolleve falas ishin pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës “Zhan Mitrev” dhe Sindikatës së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.

Karvani “ Shëndet për të gjithë” që mundësoi ekzaminime kardiovaskulare falas për pensionistët përfundoi misionin e tij me vizitën e fundit në Krushevë. Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev ka vizituar gjithsej 11 qytete në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore, gjatë të cilave janë dhuruar ekzaminime që mbartin një vlerë prej mbi 1.000.000 denarë.

Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim për të rritur mundësitë dhe qasjen e ekzaminimeve specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore.

Realizimi i karvanit shëndetësor dhe kontrolleve falas ishin pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe Sindikatës së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Ato janë realizuar në terren në bashkëpunim me organizatat vendase për të mbuluar këtë kategori vulnerabël qytetarësh që nuk kanë mundësi të udhëtojnë apo të marrin këtë lloj shërbimi në nivel lokal.

Përskaj ekzaminimeve, pensionistët morën këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme.

Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev ka vizituar gjithsej 11 qytete në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore

Të gjithë pensionistët që janë regjistruar për ekzaminime falas kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratingull, kontroll të terapisë dhe konsultim për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ekzaminimet janë bërë nga mjeket tona specialiste  Dr. Jasmina Zafirovska dhe Dr. Dashurie Neziri.

Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim për të rritur mundësitë dhe qasjen e ekzaminimeve specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore.

Klinika Zhan Mitrev rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata të cilët nuk kanë mundësi për tu konsultuar me mjekun. Përveç ekzaminimeve, pensionistët morën këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme.

Përktheu dhe përshtati:S.N