Përfundoi simpoziumi i tretë i Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresi i Parë i Seksionit Neurologjik të Infermierëve pranë SHKITM, Prof. Dr. Dragana Petrovska-Cvetkovska: JAM KRENARE DHE E LUMTUR QË REALIZUAM NË MËNYRË TË PËRKRYER EDHE NJË NGJARJE TJETËR SHKENCORE

Jam veçanërisht e nderuar që përveç përvojave tona nga profesorët dhe ekspertë të fushës së neurologjisë, përvojat e tyre i ndanë edhe shkencëtarët më të mëdhenj nga rajoni, me çka mund të them se u krijua një konsensus rajonal për bashkëpunim shkencor dhe krijimi i një politikave shëndetësore posaqërisht kur bëhet fjalë për neurologjinë

Simpoziumi megjithse u konceptua dhe u zbatua si projekt nga ne, sivjet mund të them se, organizimi si nga ne poashtu edhe nga ana e realizatorit ishte në nivel, gjë që më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur: Prof. Dr. Dragana Petrovska-Cvetkovska, kryetare e Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë

Nga data 8 e deri më 11 qershor në hotelin “Drim” në Strugë u mbajt Simpoziumi i Tretë i Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresi i Parë i Seksionit Neurologjik të Infermierëve në SHKITM. Fokusi ishte tek risitë në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor për pacientët neurologjikë, dhe ngjarja pati pjesëmarrje ndërkombëtare. Për përshtypjet, programin, konkluzionet dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të jashtëzakonshme shkencore, në intervistë për “Panacea” sqaroi më detalisht, Prof. Dr. Dragana Petrovska – Cvetkovska, specialiste neurologe (ISHP Klinika Universitare për Neurologji) dhe kryetare e Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti (djathtas) dhe Ass. Dr.Bekim Ismaili, nënkryetar i Odës së Mjekëve -, në hapjen e Simpoziumit

Prof. Petrovska – Cvetkovska, si e vlerësoni Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresin e Parë të Seksionit Neurologjik të Infermierisë në SHKITM? Cilat janë përshtypjet tuaja pas përfundimit të këtij evenimenti të madh shkencor?

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Edhe pse ende nuk kanë kaluar katër ditët vërtet të gjata dhe rraskapitëse të programit të gjerë shkencor, në nivel jashtëzakonisht të lartë, me kënaqësi mund të theksoj se jam krenare dhe e lumtur për një tjetër ngjarje shkencore të organizuar në mënyrë të përsosur. Përkatësisht nga 8 deri më 11 qershor 2023,  në Strugë, tashmë mund të them tradicionalisht, se Shoqata Neurologjike e Maqedonisë organizoi simpoziumin e tretë me radhë “Risitë në sferën e neurologjisë 2023”, me pjesëmarrje ndërkombëtare. Sivjet kemi pasur një pjesëmarrje të madhe me mbi 200 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni. Programi ishte shumë gjithëpërfshirës si me sesione shkencore ashtu edhe me simpoziume dhe më vjen veçanërisht mirë që programi ditor u zhvillua në mënyrë të përsosur brenda kornizës kohore që kishim planifikuar.

Veprimtarinë në Strugë përveç ekspertëve vendas e pasuruan me pjesëmarrjen e tyre edhe kolegë nga rajoni, nga shoqatat neurologjike rajonale, që ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të krijuar aktivitete dhe politika të përbashkëta shëndetësore.

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Jam veçanërisht e nderuar që përveç përvojave tona nga profesorët dhe ekspertë të fushës së neurologjisë, përvojat e tyre i ndanë edhe shkencëtarët më të mëdhenj nga rajoni, (Serbija, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova) me çka mund të them se u krijua një konsensus rajonal për bashkëpunim shkencor dhe krijimi i një politikave shëndetësore posaqërisht kur bëhet fjalë për neurologjinë. Konkluzionet janë se, të gjithë ne përballemi me sfida të ngjashme dhe zgjidhja është nayrisaht përmes angazhimeve të përbashkëta për t’i zgjidhur ato.

Pllaketë për Akademik Vladimir Kostiq, për arritje jetësore dhe kontributin e tij në fushën e neurologjisë

Dëshiroj të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, kompanitë farmaceutike, pedagogët dhe organizatorët me një nga bindjet e mia që më kahëzon gjithmonë kur krijoj një projekt, dhe kjo është “E tërë është kur ka gjithçka! Dhe realisht realizuam një simpozium të suksesshëm falë angazhimit të përbashkët, sakrificës, por edhe energjia e mirë që na shoqëroi gjatë gjithë eventit.

Simpoziumi erdhi si vazhdimësi e simpoziumit të vitit të kaluar të Shoqatës Neurologjike Maqedonase të mbajtur në maj të vitit 2022, po ashtu në Strugë, por sipas përshtypjeve të një numri të madhë të të pranishmëve, ai ishte organizuar në një nivel shumë më të lartë. Keni të njëjtën përshtypje?

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Edhe pse gjatë pandemisë organizuam mbi njëzet takime ekspertësh, një kongres neurologjik me pjesëmarrje ndërkombëtare, simpoziumin e parë “Risitë në sferën e neurologjisë” me temat kryesore lidhur me pandeminë Covid, vitin e kaluar pas pandemisë Covid, në maj të vitit 2022, ishte eventi dhe mbledhja jonë e parë me prezencë fizike shumëditore me një program të realizuar me sukses.

Simpoziumi megjithse u konceptua dhe u zbatua si projekt nga ne, sivjet mund të them se,  organizimi si nga ne poashtu edhe nga ana e realizatorit ishte në nivel, gjë që më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur

Për kënaqësinë tonë të madhe, sivjet e organizuam së bashku me krahun tonë të djathtë në praktikën e përditshme konkretisht infermierët, të cilët realizuan Kongresin e Parë të Seksionit Neurologjik të Infermierisë në “SHKITM”, me titull “Risite në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor të pacientëve neurologjikë”.

Programi ishte shumë i gjerë si me sesione shkencore ashtu edhe me simpoziume dhe më vjen mirë veçanërisht që programi ditor eci në mënyrë të përsosur brenda kornizës kohore të përcaktuar.

Simpoziumi erdhi si vazhdimësi e simpoziumit të mëparshëm që u mbajt në maj të viti 2022, në Strugë, dhe për të cilat u diskutuan shumë tema dhe zgjuan interesim për zgjidhjen e dilemave, por edhe si mundësi për shkëmbim të përvojave rreth arritjeve më të fundit shkencore dhe profesionale në neurologji. Në epokën pas Covid-it, zhvillimi i terapisë në trajtimin e pacientëve neurologjikë ishte motivi i kongresit të Seksionit Neurologjik të Infermierisë.

Pjesë nga atmosfera e darkës solemne

Evenimenti mori mbështetje të madhe edhe nga njerëz vendas, të cilët me prezencën e tyre në Strugë e pasuruan edhe më tej Simpoziumin e Tretë të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë dhe Kongresin e Parë të Seksionit Neurologjik të Infermierisë në “SHKITM”.

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Ngjarja u përkrah nga një numër i madh i personave të vendit tonë. Prof. Dr. Elizabeta Gjeorgievska është një përkrahëse e madhe e shoqatave, mjekësore dhe pacientëve, dhe sakrifikon veten dhe lufton me të gjitha mënyrat e mundshme për të përmirësuar historinë e jetës së pacientëve neurologjikë në mënyrë që ajo të përbëhet nga sa më pak pengesa të dukshme dhe të padukshme. Mesazhi që profesori dërgoi ishte: “Me bashkimin e ekspertizave tona burimeve dhe kapaciteteve tona kolektive, besoj se do të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së këtyre pacientëve”.

Ngjarja u mbështet edhe nga kolegu ynë i dashur neurolog, tashmë i nderuari ministër i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti. Ministri, si një njohës i mirë i praktikës neurologjike, theksoi se është e një rëndësie të veçantë mbështetja e sesionit të neurologëve të rinj, sepse ata janë e ardhmja e zhvillimit të kësaj sfere dhe e ardhmja e zhvillimit të sistemit shëndetësor.

Është një nder i veçantë për ne që Oda e Mjekëve të Maqedonisë qëndron gjithmonë pas nesh dhe gjithmonë e përkrah zhvillimin e mendimit shkencor dhe projekteve të ekspertëve shkencorë. Në simpozium ishte me ne Ass. Dr. Bekim Ismaili si nënkryetar i Odës së Mjekëve, i cili theksoi, se, mendimet dhe njohuritë e ekspertëve nga vendi dhe rajoni kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në zhvillimin e mendimit shkencor në tërësi.

Moment emocional: mirënjohje për arritje jetësore pas vdekjes e Prof. Dr Metodija Çepreganov

Çfarë tjetër ishte pjesë përbërëse e programit të aktivitetit shkencor?

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Para kongresit, në ditën e parë të simpoziumit, organizuam dy punëtori praktike: elektroencefalografia dhe epilepsitë dhe trajtimi akut i infarktit ishemik, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në praktikën e përditshme.

Pjesën shkencore të simpoziumit e shënoi ligjërata hyrëse e akademikut prof. Dr. Vladimir Kostiq si neurologu dhe shkencëtari më i njohur në rajon në fushën e sëmundjeve neurodegjenerative, por edhe një mbështetës i madh i neurologëve tanë përmes një sërë edukimesh, subspecializimesh, simpoziumesh dhe kongresesh të organizuara në mënyrë perfekte. Prandaj, në emër të Shoqatës Neurologjike të Maqedonisë, me një pllakë e falënderova akademikun Kostiq për veprën jetësore dhe kontributin e tij në fushën e neurologjisë.

Katër ditë program të gjerë dhe shkencë në një nivel jashtëzakonisht të lartë

Kur flas për programin shkencor, mund të them se kemi mbuluar shumë fusha të neurologjisë: sëmundjet demielinizuese, sëmundjet e rralla, goditjet në tru, sëmundjet neurodegjenerative, demencat, sindromat e dhimbjes, epilepsitë me fokus në parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin në kohë dhe adekuat. Veçanërisht dua të theksoj se ne si vend jemi në të njëjtin nivel, dhe për disa fusha të neurologjisë në rajon jemi në një nivel edhe më të lartë. Arritëm në një konkluzion të përbashkët nga rajoni dhe ekspertët tanë se pa bashkëpunim të përbashkët nuk ka zhvillim të mendimit neurologjik. Dëshiroj gjithashtu të theksoj se përsëri kemi diskutuar për lidhjen shkak-pasojë të sëmundjeve neurologjike dhe degët e saja të përfaqësuar nga Shoqata e Kardiologjisë së Maqedonisë.

Shoqata Maqedonase Neurologjike nuk i harroi shtyllat e saj, mësuesit e saj, duke iu dhënë respekt dhe vlerësim për punën e tyre.

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Të udhëhequr nga motoja se “nuk ka të tashme pa të kaluar, as të ardhme pa të tashme”, por edhe të udhëhequr nga Betimi i Hipokratit, veçanërisht me një pasus: “…Unë do ta ruaj mirënjohjen e duhur. dhe respekt për mësuesit e mi…” i kemi nderuar mësuesit, drejtuesit dhe me një fjalë baballarët tanë shumë të respektuar.

Pjesa e njohjes së veprës jetësore dhe kontributit në mendimin shkencor në neurologji të profesorëve tanë të njohur ishte emocionuese: prof. Dr.Ilija Jonov dhe Prof. Dr Risto Trençev. Një pjesë veçanërisht emocionale ishte dhënia e kësaj mirënjohjeje pas vdekjes për profesorët e dalluar që nuk janë më në mesin tonë, por që jetojnë në mendimet, bisedat dhe zemrat tona: prof. Dr Metodija Çepreganov dhe Prof. Dr. Risto Pemov. Mirënjohjet iu ndanë fëmijëve të tyre.

Fotografi e përbashkët të disa prej pjesëmarrësve

Një vend të veçantë në këtë Simpozium ia kushtuat neurologëve të rinj, njëkohësisht duke ju dhënë një mesazh të bukur, se në vendin tonë ka të ardhme për këtë degë të mjekësisë…

Prof. Dr. Petrovska – Cvetkovska: Natyrisht, përsëri, të udhëhequr nga motoja “nuk ka të tashme pa të kaluar dhe të ardhme pa të tashme”, e përfunduam simpoziumin me brezin e së ardhmes tonë, sesionin e neurologëve të rinj, ku kolegët e rinj, profilet e ardhshme shkencore, shkëmbyen përvojat e përbashkëta, mund të them lirisht në nivele të barabarta me mentorët e tyre.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, kompanitë farmaceutike, pedagogët dhe organizatorët me një nga bindjet e mia që më kahëzon gjithmonë kur krijoj një projekt, dhe kjo është “E tërë është kur ka gjithçka! Dhe realisht realizuam një simpozium të suksesshëm falë angazhimit të përbashkët, sakrificës, por edhe energjia e mirë që na shoqëroi gjatë gjithë eventit.

Katerina Shekerovska-Dimovska