Kanceri është një nga dhjetë kërcënimet më të mëdha për shëndetin global të njerëzimit. Vetëm në vitin 2021, rreth 10 milionë njerëz në mbarë botën vdiqën nga kanceri. Por nuk është vetëm vdekja e parakohshme ajo që shqetëson. Këtu janë produktiviteti i humbur, kostot shëndetësore, të ardhurat e humbura, cilësia e reduktuar e jetës, paaftësia.
Kanceri nuk njeh kufi. Çdokush mund të preket!
Të mos e nënvlerësojmë fuqinë e ndërgjegjësimit kolektiv, le të kontribuojmë të gjithë në ndërgjegjësimin se një përqindje e madhe (30 deri në 50%) e të gjithë kancereve mund të parandalohen nëse merren masat në kohën e duhur. Sot, janë 43.8 milionë njerëz që jetojnë akoma, pesë vjet pas diagnozës së tyre.
Le të mos nënvlerësojmë fuqinë e ndërgjegjes kolektive, le të kontribuojmë të gjithë në ndërgjegjësimin se një përqindje e madhe (30 deri në 50%) e të gjithë kancereve mund të parandalohen nëse merren masa në kohë.
♦ Kryeni kontrolle të rregullta, ato janë një faktor kyç për të shpëtuar jetë, pasi parandalojnë mundësinë e kancerit ose zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme;
♦ Kufizoni përdorimin e pijeve alkoolike dhe duhanit pasi ato rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri;
♦ Përshtatuni një stili jetese më të shëndetshëm;
♦ Jini fizikisht aktiv. Reduktoni kohën që kaloni ulur;
♦ Shmangni ekspozimin në diell. Përdorni krem kundër diellit;
♦ Merrni masa për të mbajtur një peshë të shëndetshme trupore.
Dita Botërore e Kancerit (4 Shkurt) çdo vit tërheq vëmendjen e botës për kancerin dhe parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e tij, duke njohur angazhimin e organizatave, komuniteteve dhe individëve për të reduktuar ndikimin global të sëmundjes.
Nëpërmjet investimeve, aksesi më i madh në informacion, diagnostikimi dhe trajtimi në kohë rrisin shanset për të mbijetuar nga kanceri. Spitali klinik “Zhan Mitrev” i bashkohet nismës për informim dhe diagnostikim në kohë me çmime të reduktuara. Në periudhën nga 7 shkurti deri më 31 mars, ekzaminimet si:
EHO E GJIRIT, MAMOGRAFIA 2D DHE 3D, TOMOGRAFIA KOMPJUTERIKE E MUSHKËRIVE DHE TOTAL BODY MAPPING JANË ME ÇMIM TË PËRGJYSMUAR.
Mos prisni, caktoni menjëherë takimin tuaj në 02/3091-484 ose online në këtë LINK.
Kontrollet e rregullta janë faktor kyç për shpëtimin e jetës.