Perimetri i madh i belit lidhet me nivelet e ulëta të vitaminës D

Interesant është fakti se nivelet e ulëta të vitaminës D janë vërejtur tek meshkujt me perimetër të madh të belit, por jo edhe tek gratë me perimetër të madh të belit.

Personat me mbipeshë, me vëllim të madh të belit janë në rrezik të mungesës së vitaminës D, tregoi studimi i ri. Edhepse nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen me shëndetin e dobët të eshtrave, rrezikun ndaj infeksioneve respiratore, sëmundjeve autoimune dhe sëmundjeve të zemrës.

Lidhja e fortë midis sasisë së tepërt të yndyrës në zonën e stomakut dhe niveleve të ulëta të vitaminës D tregon se, njerëzit me vëllim të rritur të belit janë në rrezik më të madh të mungesës së vitaminës D dhe duhet që të kontrollojnë nivelet e vitaminës D.

Interesant është fakti se nivelet e ulëta të vitaminës D janë vërejtur tek meshkujt me perimetër të madh të belit, por jo edhe tek gratë me perimetër të madh të belit.

Nivelet e ulëta të vitaminës D kanë të bëjnë me shëndetin e dobët të eshtrave, rrezik më të madh ndaj infeksioneve respiratore, sëmundjeve autoimune dhe sëmundjeve të zemrës.

Personat me vëllim të rritur të belit duhet më shpesh të kontrollojnë nivelin e vitaminës D

Mirëpo tek gratë, mungesa e vitaminës D lidhet me nivelin e lartë të yndyrës në mëlçi. Megjithatë kjo lidhje, nuk u vërejt tek meshkujt.

Kjo lidhje e fortë mund të tregojë rolin potencial të vitaminës D në grumbullimin dhe funksionimin e yndyrnave të barkut, u tha në një deklaratë të European Society of Endocrinology.