Perimja që ruan zemrën dhe parandalon kancerin!

Kjo është një perime që njihet për formën ovale, si dhe për ngjyrën e saj vjollce të errët. Ekzistojnë lloje të ndryshme të ngjyrave dhe formave sa i përket domateve. Secila prej tyre përmban shumë materje ushqyese të cilat janë të mira për shëndetin dhe ndihmojnë në këto fusha:

Zemër të shëndetshme

Ajo përmban fibra, kalium, vitaminën C dhe B6 që kontribuojnë për një zemër më të shëndetshme. Përqendrimi i lartë i flavonoideve shoqërohet me uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, madje edhe kur futet në sasi të vogla.

Kolesteroli
Hulumtimet mbi kafshët kanë treguar se konsumimi i patëllaxhnëve çon në një ulje të ndjeshme të nivelit të kolesterolit në gjak. Kjo perime përmban sasi të medha të acidit klorogjenik, një nga aktivizuesit më të fuqishëm të radikaleve të lira, të cilat mund të gjenden tek bimët. Ky acid zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq – LDL dhe gjithashtu, ka cilësi anti-kancerogjene, anti-mikrobike dhe antibakteriale.

Kancer

Polifenolët e patëllxhanit të zi kanë efekt anti-kanerogjen; i mbrojnë qelizat në trup nga dëmtimet e shkaktuara nga lëvizja e radikalëve të lira, ndërsa nga ana tjetër parandalon formimin e tumoreve, invazionin dhe përhapjen e qelizave të kancerit, duke i bërë ata aleat të madh në luftën kundër kancerit.

Funksioni kognitiv
Hulumtimet kanë treguar se nasunini, një përbërës që mund të gjendet tek patëllxhanat është një antioksidant i fuqishëm, i cili e lehtëson transportin e materjeve ushqyesve deri te qelizat, me qëllim që të përmirësoj funksionin kognitiv. Ai gjithashtu e përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe parandalon çrregullimet mendore që paraqiten me plakjen. Konsumi i kësaj perime madje e përmirëson edhe kujtesën.

Kontrolli i peshës

Përbërësit që janë të integruara në këtë perime rrisin ndjenjën e ngopjes dhe e zvogëlojnë oreksin, gjë që na bën të ndihemi më gjatë të ngopur dhe konsumojmë më pak kalori. Kjo perime është e detyrueshme për çdo dietë.