Kumbullat janë një nga ilaçet më të vjetra popullore për rregullimin e tretjes. Si laksativ natyral është i rëndësisë së madhe pasiqë, ndryshe nga laksativët, konsumimi i kumbullave përbë rrezik varshmërie.
Kumbullat për shkak të përmbajtjes së pektinit në zorrë e zbusin nevojën, gjë që është shumë e rëndësishme në trajtimin e hemorroideve ose sëmundjet e zorrëve. Me regullimin e tretjes, në mënyrë parandaluse veprohet kundër shfaqjes së kancerit të zorrëve, ndërsa pektini e redukton nivelin e kolesterolit në gjak.
Kumbullat me përmbajtje më të ulët të sheqerit janë më të mira për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme, prandaj rekomandohet konsumimi i kumbullave të tharta.
Megjithatë, kumbullat janë një ndihmë efektive edhe gjatë dobësimit, pasiqë shumë studime kanë treguar se substancat e saj lidhen me yndyrën e ushqimit që futet në organizëm dhe pastaj hudhen jashtë organizmit.
Ato janë të pasura me kalium – mineral ky i cili është i nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin acido-bazik, mungesa e të cilit në organizëm shkakton lodhje.
Kumbullat ndihmojnë në luftën kundër kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të mëlçisë dhe reumatizmit. Konsumi i frutave të freskët është parandalim i shkëlqyer i tumoreve malinje, por përveç kësaj, përtërin dhe rigjeneron organizmin, si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.