Përse kollitja përkeqësohet gjatë natës?

Kollitja e fortë dhe e vazhdueshme shpesh bëhet një natë e pakëndshme, pikërisht atëherë kur keni planifikuar që më në fund të pushoni dhe të mblidhni forcat për të nesërmen.

Secili profesionist rekomandon shumë lëngje, vitamina dhe pushim kur kollitja sulmon, por nganjëherë më e vështirë është pikërisht pushimi, shkruajnë rezultatet e një studimi të publikuar javën e kaluar në revistën evropiane për psikologji.

Ky skenar me siguri është i njohur për ju – shtriheni në shtrat, mbuloheni, mbyllni sytë dhe kollitja bëhet e padurueshme.

Gravitacioni 

Sipas profesionistëve, kjo është arsyeja kryesore për kollitje të fortë gjatë mbrëmjes.

“Kur shtriheni në shtrat, sekreti automatikisht zbret në fyt”, shpjegon Dr. Mitchell Blass nga spitali i Atlantës. Ai shpjegon se mënyra më e mirë do të ishte të flinit më lart, të vendosni edhe një tjetër jastëk nën kokë dhe kështu sekrecioni do të ndalojë së kaluari në fyt.

Ajri i thatë 

Ajri i thatë mund të irritojë edhe më shumë hundën dhe fytin dhe kështu të përkeqësojë kollën. Më e mira që mund të bëni është të vendosni ndonjë gjë që do të njomë ajrin.

Vetëndihmë 

Edhe pse kollitja është e rëndësishme për shërimin e trupit nga ftohja, pasiqë i pastron rrugët e frymëmarrjes, nganjëherë ajo qëndron gjatë pas ftohjes. Nëse ju duket se nuk mund të ndaloni kollitjen gjatë kohës kur duhet të fleni, provoni këto truke:

  • Para se të shkoni në shtrat, konsumoni shumë lëngje
  • Merrni një karamele ose tabletë që shkrihet në gojë ose shurup 
  • Nëse kollitja nuk ndalet pas shtatë ditëve, kërkoni konsultime profesionale