Dhimbja din të shprehet në mëngjes, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të trupit. Mund të konstatohet se dhimbja është e fortë për shkak të mënyrës së të fjeturit, jastëkut apo dyshekut, ose partnerit i cili ka zënë pjesën më të madhe të shtratit. Por shkencëtarët kanë treguar se nuk ka të bëjë me këtë.
Gjatë ditës, mund të ndjeni se si dhimbja e fortë e mëngjesit ngadalë largohet, ndërsa individi mund të mendojë se po i përshatet nivelit të dhimbjes.
Shumë pacientë, veçanërisht ata që vuajnë nga artriti reumatoid, tregojnë se dhimbja në nyje është më intensive në mëngjes. Shkencëtarët nga Klinika e Manchesterit kanë publikuar një studim i cili tregoi se inflamacioni gjatë natës përkeqësohet, por sapo zgjohemi, ajo përsëri aktivizohet edhe atë me intensitet më të fortë se mbrëmja e kaluar.
Ky studim u iniciua pasiqë shkencëtarët dëshironin të dinin se si është ritmi ynë qarkullues, i cili nuk paralajmëron se kur është koha për të fjetur dhe kur është koha për të zgjuar, ndikon në nivelin e dhimbjes. Tek minjtë e ekspozuar ndaj dritës tek të cilët u krye hulumtimi u zbulua se, në gjak ekziston një nivel më i lartë i markerëve inflamator në gjak, sesa kur janë në errësirë.
Përveç se në të ardhmen, hulumtimet do të mund të na tregojnë dhe se në çfarë kohe është mirë të merren ilaçet, gjithashtu na përkujtojnë se gjumi i rregullt dhe dëgjimi i orës biologjike na bë më të shëndetshëm.