Përse shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë?

Shafrani ka aromë intenzive, me shije të hidhur. Ka sezon të shkurtër lulëzimi - vetëm tre javë në vit, si dhe proces të lodhshëm të grumbullimit dhe të prodhimit, gjë që e bën shafranin erëzën më të shtrenjtë se të tjerat.

Erëza më e shtrenjtë në botë ka origjinë nga barishtet e livadhit, të cilat i përkasin familjes së shpatoreve. Erëza fitohet nga maja e pistilit të lules, ku çdo lule ka vetëm tre pistila. Shafrani ka aromë intenzive, me shije të hidhur. Ka sezon të shkurtër lulëzimi – vetëm tre javë në vit, si dhe proces të lodhshëm të grumbullimit dhe të prodhimit, gjë që e bën shafranin erëzën më të shtrenjtë se të tjerat.

Vetitë shëruese

Shafrani prej shekujsh është përdorur si ilaç kundër sëmundjeve të veshkave, çrregullimeve të funksionit të zemrës në formën e aritmisë, si dhe përmirëson oreksin dhe rregullon tretjen. Me inhalimin me avull uji me ekstrakt shafrani, arrihet terapi efektive kundër kokëdhimbjeve, migrenës ose marramendjes. Nga ana tjetër, përqindja e lartë e riboflavinës, domethënë vitamina B2, mundëson prodhimin e ruazave të kuqe të gjakut, ndërsa për përbërësin krocetin, është provuar se zvogëlon kolesterolin dhe yndyrnat e dëmshme në organizëm.

Në mjekësinë popullore, shafrani gjithashtu rekomandohet për aterosklerozën, por e zvogëlon edhe rrezikun e sulmit në zemër. Aroma e shafranit është një mjet i lehtë qetësues, e cila çon në qetësim – eliminon stresin, melankolinë dhe depresionin. Megjithatë, në doza të mëdha çon në një gjendje të dehur.