Përse shfaqen vështirësitë gjatë gëlltitjes?

Dysfagia mund të jetë pasojë e sëmundjes së gojës, fytit dhe ezofagut. Dallohen dy lloje: Disfagia - vështirësi gjatë gëlltitjes dhe odinofagia - gëlltitje e dhimbshme. Të dy dyja këto mund të shfaqen në të njëjtën kohë.

Vështirësitë gjatë gëlltitjes nënkuptojnë se ushqimi nga goja juaj udhëton për një kohë më të gjatë deri në lukth. Shkaqet e vështirësisë së gëlltitjes mund të jenë të ndryshme, nga bllokimi banal i ushqimit gjatë gëlltitjes, inflamacioni i fytit, e deri në sëmundjet malinje.

DISFAGIA

Dysfagia mund të jetë pasojë e sëmundjes së gojës, fytit dhe ezofagut. Dallohen dy lloje: Disfagia – vështirësi gjatë gëlltitjes dhe odinofagia – gëlltitje e dhimbshme. Të dy dyja këto mund të shfaqen në të njëjtën kohë.

“Deri te disfagia vjen për shkak të marrëdhënieve anatomike të çrregulluara brenda qafës. Mund të ju duket sikur një trup i huaj ju ka ngelur në fyt. Nëse gëlltitni diçka shpejtë dhe e dëmtoni mukozën, mos u frikësoni, do të kalojë”, shpjegon Zorislav Deverny, mjek i përgjithshëm.

Përveç kësaj, ai thekson se qafa është zonë e pasur me nyje limfatike. Prandaj, kjo zonë është e përshtatshme për zhvillimin e krijimeve beninje apo malinje. Gjatë çdo inflamacioni në dhëmb, fyt etj. kjo zonë mund të inflamohet. Gjëndra tiroide e cila gjendet në qafë, është e prirur ndaj inflamacioneve, pas çdo shfaqje akute ose kronike. Për shkak të këtij mekanizmi mbrojtës mund të vjen deri te vështirësit gjatë gëlltitjes.

INFLAMACIONI I FYTIT

“Nëse vjen deri te inflamacioni i fytit atëherë inflamohet e gjithë mukoza dhe fyti, ndërsa kjo zonë ënjtet. Hapësira e vëllimit zvogëlohet përsëri dhe gëlltitja mund të vështirësohet. bajamet Sidomos specifike janë bajamet hipertrofike tek fëmijët, inflamacioni i të cilave mund të çojë në gëlltitje të vështirësuar në rastin e inflamacionit viral, i cili nuk është serioz, inflamacion bakterial gjatë së cilës janë të rrezikshme streptokoket dhe meningokoku, ku përmes hundës mund të vjen deri te shfaqja e meningjitit”, thekson mejku.

Gëlltitja e vështirësuar mund të jetë edhe si pasojë e refluksit, kur përmbajtja gastrike kthehet në ezofag.