Pesë arsyet pse duhet të pini kakao

Kakao përmban katër përbërësit më efektiv që ndikojnë mbi disponimin: serotonin, dopamin, anandamide dhe feniletilamine.

Kakaoja llogaritet si super ushqim, kryesisht për shkak të përqindjes së madhe të antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve. Përbërja e tillë siguron organizmin që të jetë mjaftueshëm i përgatitur për të luftuar infeksionet, inflamacionet, sëmundjet malinje, të jetë vital dhe i shëndetshëm.

Magnezi – zemër dhe tru të shëndetshëm

Përveç hekurit, kakao konsiderohet edhe burim i pasur i magnezit. Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme, përgjegjëse për zhvillimin e shëndetshëm të zemrës. Ndihmon në transformimin e glukozës në energji e cila është nevojshme për funksionin e duhur të trurit, duke mundësuar përqendrim dhe fokus më të mirë.

Antioksidant i fuqishëm

Një seri studimesh tashmë kanë vërtetuar efektin antioksidues të kakaos. Me fuqinë e tij, mundëson që organizmi të absorbojë dhe shkatërrojë radikalet e lira (që vijnë nga ndotja dhe toksinat në mjedisin tonë). Këto radikale të lira shkaktojnë dëmtimin e qelizave dhe indeve, duke rezultuar kështu me zhvillimin e sëmundjeve përfshirë edhe sëmundjet malinje.

Burim i pasur i hekurit

Kakao konsiderohet si burimi më i mirë bimor i hekurit. Nutricionistët shpesh herë kakaon e krahasojnë me mishin e viçit dhe qengjit sa i përket përqindjes së hekurit. Për të përdorur hekurin në maksimum, rekomandohet që kakaoja të kombinohet me ushqime të pasura me vitaminë C.

Më shumë kalcium se qumështi

Besoni ose jo, kakaoja përmban më shumë kalcium se qumështi i lopës. Studimet kanë treguar se kakaoja e papërpunuar përmban më shumë hekur sesa spinaq. Kakaoja është pija ideale për trajtimin e anemisë, por gjithashtu ndihmon edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Kakao përmban katër përbërësit më efektiv që ndikojnë mbi disponimin: serotonin, dopamin, anandamide dhe feniletilamine. Këta neurotransmetues janë të lidhur me ndjenjën e lumturisë, mirëqeniesë, por mendohet se veprojnë pozitivisht edhe ndaj depresionit.