Prej shekujsh, kopra është e njohur si bimë aromatike dhe shëruese. Është burim i kalciumit, manganit dhe hekurit, por vetitë anti-inflamatore dhe antimikrobike e bëjnë atë të dobishëm për shëndetin.
Antioksidant i fortë. Hulumtimet ndërkombëtare kanë treguar se aktiviteti antioksidues i koprës mund të krahasohet me acidin askorbik (vitaminë C), tokoferol (vitaminë E) dhe quercetin. Për shkak të aktivitetit të fortë antioksidues, kopra gjithashtu tregon edhe veti anti-inflamatore. Për të njëjtat arsye, kur të shtohet në ushqim, e ruan atë nga prishja dhe e bën më të qëndrueshëm.
Vepron si antibakterial. Për këtë janë publikuar mjaft hulumtime. Farat e koprës janë treguar të efektshme kundër disa llojeve të mikroorganizmave. Një tjetër studim ka treguar se ekstrakti nga farat e koprës vrasin lloje të ndryshme të kërpudhave, duke përfshirë edhe kandidën.
Ul kolesterolin dhe sheqerin. Studime të detajuara kanë treguar se ekstraktet e koprës ndikojnë pozitivisht në profilin lipid në gjak, enzimet e mëlçisë, si dhe aktivitetin enzimatik dhe nivelin e sheqerit në gjak.
Ndihmon gjatë depresionit. Një zbulim befasues i botuar në Аmerican Journal of Therapeutics konstatoi se terapia me ekstraktin e koprës ka efekt të rëndësishëm antidepresant dhe analgjezik krahasuar me barnat farmaceutike të aprovuara.
Ndihmon gjatë dhimbjeve menstruale. Një studim i kryer në Universitetin e Tajlandës tregoi se kopra ka efekte që zvogëlojnë shqetësimet dhe dhimbjet që kanë të bëjnë me ciklin menstrual të dhimbshëm mujor.