Mund të jetë shumë e pakëndshme të dëgjojmë fëmijët tanë të flasin keq për veten e tyre. Fëmijët e ndiejnë shqetësimin tonë dhe mund ta interpretojnë atë në kuptimin që ndjenjat e tyre nuk janë normale ose në rregull. Ka disa gjëra që mund t’ia thoni fëmijës tuaj për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të tij, veçanërisht kur ai ndihet keq ose mendon se ka bërë diçka të gabuar.
- “Dukesh i dekurajuar. “Më thuaj pse ndihesh kështu.”
Ndërkohë që ne duam gjithmonë të mbyllim çdo ndjenjë negative që ndjejnë fëmijët tanë, ne duhet të krijojmë hapësirë për të menduar për situatën. Nëse reagoni shumë shpejt me qetësi, mund të humbisni një bisedë që mund të ndriçoni prapavijën e ndjenjave negative. Nëse fëmija juaj ju thotë se po ndjehet i dekurajuar, merrni frymë dhe përpiquni të uleni në një tryezë, duke e lënë atë të udhëheqë bisedën. Ju keni më shumë gjasa të shihni se si ndihet ai në të vërtetë nëse fokusoheni më shumë në dëgjimin sesa në ndryshimin e ndjenjave të tij.
- “Kam nevojë për ndihmën tuaj.”
Për të rritur vetëvlerësimin e fëmijës suaj, përpiquni t’i kërkoni ndihmë. Mendoni për diçka në të cilën fëmija juaj shkëlqen dhe bëjini të ditur se i shihni talentet e tij të veçanta dhe se ato janë të çmueshme. Për shembull, nëse ai dëshiron të luajë basketboll, kërkojini atij t’ju tregojë se si ta vendosni topin në kosh. Lëreni fëmijën tuaj të ndihet si ekspert dhe të përjetojë besimin që vjen me atë rol.
- “Më kujtohet kur mësuat të lexoni”.
Fëmijët mund të ndihen jo inteligjentë kur punojnë shumë për një aftësi të re, por pa dobi. Ndihmojeni fëmijën tuaj të kujtojë diçka që e ka zotëruar në të kaluarën, qoftë lidhja e këpucëve apo të mësuarit për të lexuar. Kujtojuni se si këto aftësi dikur ishin shumë të vështira dhe tani i bëjnë pa problem.
- “Ndonjëherë edhe unë ndihem kështu”.
Jini gjithmonë pak të prekshëm dhe lëreni fëmijën tuaj të kuptojë se edhe ju nuk ndiheni gjithmonë mirë. Flisni me fëmijën tuaj për situatat kur, për shembull, jeni ndjerë i hutuar ose i dekurajuar. Fëmijët tanë na shohin si superheronj dhe duke ditur se edhe ne luftojmë me ndjenja të ndryshme (pozitive dhe negative) mund t’i bëjë ndjenjat e tyre pak më pak të frikshme.
- “Të dua ashtu siç je”.
Cilado qoftë arsyeja e fëmijës suaj që ai nuk po ndjehet mirë, nuk ka asgjë më ngushëlluese sesa ti thoni se e doni atë për atë që është në të vërtetë, pa pritshmëri apo paralajmërime. Mundohuni të gjeni kohë për ti dhënë disa përqafime dhe ti thoni: “Të dua”.
Përktheu dhe përshtati:S.N