Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe lidhja me ta është një pjesë kyçe e këtij procesi. Për fat të mirë, ka disa praktika që mund të ndihmojnë në rritjen e fëmijëve të lumtur. Kështu, krijimi i lidhjeve të forta me fëmijët dhe kuptimi i nevojave të tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në mirëqenien e tyre emocionale.
Zemërimi dhe lundrimi në botën e emocioneve janë gjërat më të vështira gjatë prindërimit
Prandaj, psikologia dhe mamaja e tre fëmijëve, Jazmine McCoy, ka veçuar pesë gjëra të vogla që kanë shumë rëndësi për fëmijët, veçanërisht gjatë zemërimit.
Ja çfarë rekomandon Mekoj.
- Lërini të ndiejnë atë që ndjejnë dhe mos u thoni të ndalojnë së qari.
- Shmangni pyetjet ose përpjekjet për të dhënë mësim gjatë emocioneve të forta.
- Mos i merrni ndjenjat e tyre personalisht. Mundohuni të kuptoni se ky është procesi i tyre që ata menaxhojnë.
- Qëndroni afër dhe monitoroni nevojat e tyre. Nëse duan rehati, ngushëllojini ata. Nëse ata nuk duan, mos e bëni. Gjithashtu, mund të thuash gjëra të tilla si: “Unë jam këtu nëse/kur të keni nevojë për mua”.
- Çojini në një vend të qetë ku mund të qëndroni bashkë,
Zemërimi dhe lundrimi në botën e emocioneve janë gjërat më të vështira gjatë prindërimit, por këto këshilla mund t’ju ndihmojnë në krijimin e lidhjeve të forta me fëmijët dhe kuptimi i nevojave të tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në mirëqenien e tyre emocionale, ka shkruar psikologia në postimin e saj në Instagram.