Megjithëse është mosmirënjohës të parashikosh mbijetesën e sëmundjeve malinje, shkalla më e lartë e mbijetesës prej 5 vitesh pas diagnostikimit, ka të bëjë me pesë lloje të kancerit. Kjo normë kryesisht zbatohet për sëmundjet të cilat mjekët i diagnostikojnë në fazë të hershme, e cila përsëri i konfirmon se si testet parandaluese dhe ekzaminimet e rregullta janë të rëndësishme!
Kanceri i gjirit
Nëse zbulohet në një fazë të hershme (në fillim ose në fazën 1), shkalla e mbijetesës në një afat prej pesë 5 vitesh është 99 deri në 100%, pasiqë mjekët mund të izolojnë kancerin dhe ta trajtojnë atë përpara se të përparojë.
Kanceri i prostatës
Në 99 për qind të rasteve, kanceri i prostatës i përket sëmundjes me një nivel të lartë të mbijetesës
brenda 5 vjetëve pas diagnostifikimit, nëse zbulohet në fazën 1 ose 2.
Kancer testicular
Shkalla e mbijetesës është e lartë dhe llogaritet për 99% për tumoret e lokalizuara, ndërsa 96% tek ato që janë përhapur në indet përreth. Në një fazë të hershme të sëmundjes, mjekët mund të heqin testikujt për të arritur në shërim të plotë, gjë që është një mënyrë mjaftë efektive e trajtimit, nëse kanceri nuk është përhapur.
Kanceri gjëndrës tiroide
Shkalla e mbijetesës për ata që janë të prekur nga kanceri i gjëndrës tiroide është 98-100% në fazën 1 ose 2. Shpesh, ky lloj i kancerit zhvillohet ngadalë, gjë që mundëson më shumë kohë për trajtim.
Melanoma
Zbulimi i hershëm i melanomës rrit mundësinë e mbijetesës për një periudhë prej 5 vitesh dhe arrin pothuajse në 95%. Duke pasur parasysh se kjo është një formë e dukshme e kancerit, shpesh zbulohet në kohë në fazat 1A dhe 1B.