Pesë lloje të dhimbjes së stomakut që tregojnë për probleme të rënda shëndetësore

Dhimbja e mbytur por e mrehtë ose ndjenja e presionit në pjesën e sipërme të barkut menjëherë nën brinjët, tregon për probleme me zemrën.

Dhimbja në stomak zakonisht është një gjë e parëndësishme dhe kalimtare, nëse është e fuqishme dhe intenzive atëherë nuk duhet ta injoroni atë. Mund të ndjehet në pjesën e sipërme dhe të poshtme të stomakut, ndërsa vendi ku u dhemb, mund t’ju ndihmojë në përcaktimin e problemit shëndetësor.

Dhimbje e fortë nën brinjët në anën e djathtë

Dhimbja zakonisht shfaqet pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm, por kjo mund të tregojë për dhimbje në fshikëzën e tëmthit. Më e zakonshme është tek femrat e moshës 40 vjeçare me kilogramë të tepërt. Dhimbja më vonë përhapet në supin e djathtë dhe në të gjithë anën e djathtë të bustit dhe mund të shoqërohet me të vjella të shpeshta. Për të përcaktuar se nuk ka inflamacion apo plasaritje të qeses është i nevojshëm ekzaminimi emergjent. Gjithashtu mund të jetë edhe inflamacion i apendiksit, por vetëm nëse dhimbja dhe vjellja ndiqen nga temperatura e lartë.

Ngërçet

Përveç ngërçeve, simptoma të tjera janë edhe vaniteti, diarrea ose kapsllëku, dhe ka të bëjë me zorrët e irrituara (dembele). Zakonisht shfaqet tek femrat e reja të cilat vazhdimisht janë nën stres. Ndoshta mund të mos jetë i nevojshëm ekzaminimi emergjent, por sigurisht që duhet të kërkohet ndihma mjekësore.

Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut

Dhimbja e mbytur por e mrehtë ose ndjenja e presionit në pjesën e sipërme të barkut menjëherë nën brinjët, tregon për probleme me zemrën. Nëse shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, tension dhe puls të ulët, ndoshta bëhet fjalë për sulm në zemër. Gjithashtu mund të jetë shenjë e inflamacionit të pankreasit, prandaj sigurohuni që të këshilloheni me mjekun.

Dhimbje të mprehta në pjesën e poshtme të barkut

Dhimbja e mprehtë në pjesën e poshtme të barkut pasuar nga të përzierat, vjellja, temperatura e lartë e trupit dhe të dridhurat, mund të jetë shenjë e gurëve në veshka ose inflamacionit të veshkave. Dhimbja gjatë sulmit të veshkave numëron dhimbje të forta, të cilat zakonisht fillojnë në pjesën lumbale të shpinës nga ana e djathtë ose e majtë dhe zbresin në ijë. Zakonisht ndiqet nga urinimi i shpeshtë, siklet gjatë urinimit, por nganjëherë edhe hemoragji gjatë urinimit.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut në anën e majtë që përkeqësohet kur lëvizni

Dhimbja në anën e majtë të barkut zakonisht është shenjë e ngecjes së nevojës, e cila ndodh pas shkarkimit të parregullt të zorrëve, por gjithashtu mund të jetë shenjë e inflamacionit të “xhepave” të mukozës në të cilën mund të ngec nevoja, gjë që çon në gjakderdhje. Divertikuliti zakonisht shoqërohet nga temperatura e lartë e trupit dhe  parametrat inflamatorë të rritur.