Nëse e keni zakon që shpesh të konsumoni sallata ose smoothie, domethënë ndonjë kombinim të frutave dhe perimeve, vaktin do ta bëni mjaft ushqyes dhe të pasur me fara të shëndetshme.
Ja cilat fara bëjnë pjesë në grupin e më të mirave.
FARAT CHIA – Aktualisht janë mjaftë në modë, por pavarësisht modës ato janë fakt për vetitë shëruese dhe ushqyese. Janë shumë të pasura me fibra, proteina, acide yndyrore omega 3 dhe antioksidantë. Janë të shkëlqyeshme si shtojca në smoothie ose në sallata. Kur farat chia të vendosen në lëng, ato fryhen dhe formohet një substancë xhelatinoze e cila mund të përdoret për përgatitjen e pundingëve të ndryshme të shëndetshme të frutave.
SUSAM – Farat e susamit janë të pasura me bakër, magnez dhe zink. Në përgjithësi, susam është i shkëlqyer për shëndetin kardiovaskular, organet e frymëmarrjes, eshtrat dhe nyjet. Susami mund të përdoret i papërpunuar ose i pjekur pak, si dhe mund të përdoret në sallata. Mund të shtohen në smoothie dhe të përzihen me përbërës të tjerë. Gjithashtu mund të përdoret edhe tahini, e cila kryesisht janë fara të grira të susamit në formën e pastës, e cila në kombinim me limonin ose të tjera mund të jetë salcë shumë e shëndetshme për sallata.
LULEDIELLI – Fara e lulediellit janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, selenit dhe magnezit, si dhe mund të ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit. Mund të konsumohen me ndonjë ushqim ose të vendosen mbi çfarëdo sallate.
FARAT E LIRIT – Farat e lirit mund të quhen super ushqim. Ato janë të pasura me fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e zorrëve dhe zemrës. Në mënyrë të favorshme veprojnë edhe në organet e frymëmarrjes. Një nga burimet më të mira të kalciumit dhe magnezit. Nuk kanë ndonjë shije të veçantë, kështu që mund të përfshiheni në çdo vakt, sallatë ose smoothie. Por, duhet që të jenë të grira pasiqë, farat e plota të lirit kanë mbështjellës të fortë i cili nuk mund të tretet. Pasi t’i keni bluar, përdorini menjëherë sepse oksidohen shpejt.
FARAT E KUNGULLIT – Burim shumë i pasur i antioksidantëve, por gjithashtu përmbajnë edhe magnez, mangan, fosfor, hekur, vitaminë K, si dhe vitaminat e grupit B. Ndihmojnë gjatë rezistencë së organizmit, ndërsa kanë efekt pozitiv edhe mbi shëndetin e traktit urinar.