Pesë ndryshimet në trup, për të cilat urgjent duhet të vizitoheni tek mjeku

Është e rëndësishme që të reagohet në kohë dhe simptomat të ja tregoni mjekut amë, i cili sipas pamjes klinike, do t'ju referojë në ekzaminime të mëtejshme.

Humbja e menjëhershme e peshës (pa ndryshuar shprehitë e të ngrënit ose nëse keni filluar të ushtroni intensivisht) është simptomë të cilën nuk duhet ta neglizhoni.

Duhet të jeni të kujdesshëm sa është humbja e peshës dhe në çfarë kohe. Këtu, sigurisht, duhet të kontrolloni funksionin e gjëndrës tiroide, të bëni ekzaminim fizik, pasqyrën e gjakut dhe të fitoni një pasqyrë të gjendjes aktuale të organizmit, në mënyrë që të zbuloni shkakun e humbjes së peshës, shpjegojnë profesionistët.

Për gratë është veçanërisht e rrezikshme gjakderdhja pas menopauzës. Në këtë rast duhet të kryhet ekzaminimi me ultratinguj ose duhet të kërkohet ndihmë specialistike për të përjashtuar mundësinë e një tumori ose të trashjes së mukozës së mitrës ose hiperplazia. Edhe gjakderdhja e vazhdueshme është simptomë serioze e cila nuk duhet të injorohet.

Gjaku në urinë mund të jetë shenjë e ndonjë tumori në traktin urinar, gjaku nga thithat e gjinjve mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit, ndërsa tek femrat gjakderdhja e bollshme dhe e parregullt gjithashtu duhet të regjistrohet dhe detyrimisht vizitë tek mjeku.

Dhimbja e fytit për një kohë të gjatë është simptomë e cila shpesh mund të shoqërohet me ngjirjen e zërit dhe kollitjen, por nëse është konstante dhe nuk është pasojë e ftohjes ose alergjisë, duhet sa më shpejt që të vizitoni mjekun për të hequr dyshimet e tumorit në fyt.

Ndërsa për çdo ndryshim të nishaneve, qoftë edhe i vogël, duhet të shkoni tek mjeku, i cili do t’ju referojë tek dermatologu. Gjithmonë me kujdes shikohen ndryshimet, madhësia, ngjyra, ndryshimi i skajeve. Për melanomën (kancerin e lëkurës) është shumë e rëndësishme që të zbulohet sa më herët, pasiqë është shumë e rëndësishme për trajtimin e mëtejshëm.